Blushi: "Kandidati" Shqipëria sot ku manipulohet fjala. S'kam asnjë pishman

Deputeti socialist Ben Blushi ndërsa firmosi për lexuesit e tij librin "Kandidati" deklaroi se në letërsi ashtu si edhe në politikë do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve. Ndërkaq ai këshillon se libri i tij i ri nuk është për politikanët.Ben Blushi është deputeti i PS që ka zgjedhur të bëjë politikë dhe letërsi njëkohësisht. Në panair pret lexues të librit të tij dhe firmos autografe me një kënaqësi që duket se ja jep kostumi i shkrimtarit.Ben Blushi: “Kandidati” është një libër që përpiqet të përshkruajë Shqipërinë në të cilën që jetojmë sot. Pra një Shqipëri në të cilën manipulohet,deformohet fjala e lirë, kthehet në intrigë dhe dëm. Një Shqipëri në të cilën për fat të keq herë pas here votojmë njërëz si personazhi i librit tim, pra kandidat politikisht të vdekur apo të skaduar të cilët nuk duhet të votoheshin më në kushte të tjera.”Një libër i cili ka ngjallur mjaft debate në rradhët e politikës dhe jo vetëm.Blushi mjaftohet vetëm duke thënë se Romani veç një thagmë politike jep mesazhin se cilado qofshin lidhjet me realitetin, bëhet fjalë për art.Ben Blushi: “Ka ngjallur debat për shkak të disa gjërave që unë kam thënë jashtë librit , të cilave i mbetem. Nuk kam asnjë pishman. Libri duhet gjykuar si letërsi. Çdo shkrimtar duhet të ketë një distancë me librin e vet . Libri ka fatin e vet, ai mbrohet vet, pëlqehet vet apo rrëzohet vet.Në momentin që unë e kam bërë ate libër nuk jam më unë.”Blushi premton se do jo vetëm në letërsi do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve shqiptarë:Ben Blushi: “Besoj se unë përpiqem të them atë që thonë shqiptarët, qoftë në letërsi qoftë në rrugë të tjera. Prandaj jam shumë i kënaqur. Kur një libër krijon debat, do shahet,do griset. Ka që thonë më pëlqeu ose jam dakort por çmimin duhet ta paguash për një gjë që konsumohet nga shumë njërëz.”/Oranews.tv/