Në prag të dimrit, UNHCR ndërton strehë për emigrantët
Në qytetin e Preshëvës në kufi me Maqedoninë shumë emigrantë janë të detyruar të presin në të ftohtë deri në zhvillimin e proçesit të regjistrimit, që më pas të kenë mundësinë të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të Europës perëndimore.Gra, fëmijë e familje pushojnë të shtrirë në dysheme përreth qëndrave të regjistrimit.Për këtë arsye Agjencia për Refugjatët në UNHCR, ka filluar të përgatisë një qëndër për emigrantët, e cila do të ngrihet në një ndërtesë që në të shkuarën shërbente si fabrikë duhani.“Kemi filluar të përgatisim ambjentin ku do të strehohen emigrantët në stinën e dimrit. Ata do të qëndrojnë në një ish- fabrikë duhani për tu mbrojtur nga reshjet dhe dëbora. Puna po vazhdon me qëllim që refugjatët të kenë një çati gjatë kohës që presin të regjistrohen "- u shpreh kordinatorja e UNHCR-së Seda Kuzucu.8 deri në 10 mijë emigrantë hyjnë çdo ditë në qytetin e Preshevës nga Maqedonia dhe shpesh herë e kalojnë natën jashtë deri në momentin kur përfundon regjistrimi i tyre, e më pas nisen drejt Kroacisë ku në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë serbe dhe kroate ata transportohen me tren drejt Europës perëndimore.Ndërkohë pak ditë më parë Sllovenia me një vendim qeverie ndërtoi një gardh në kufi me Kroacinë, qëllimi i të cilit sipas autoriteteve sllovene është kontrolli i fluksit të emigrantëve.