Veliaj: Investimet më të mëdha, në njësitë ku pagesat e tarifave janë korrekte

1.8 milion dollarë pritet të jenë investimet e bashkisë së Tiranës për zonën administrative nr. 5. Gjatë një takimi me banorët e kësaj njësie, kryebashkiaku Veliaj, tha se investimet konsistojnë në rregullimin e institucioneve arsimore, parqe, lulishte etj.Veliaj: Ne do të vendosim nga tani e tutje që do të investojmë në propocion tek njësitë ku korrektesa e pagesës së ujit, e pastrimit, e të gjitha tarifave, investimi do të jetë i madh.Veliaj akuzoi administratën e kaluar se e la bashkinë me borxhe të akumuluara ndër vite, ndërsa sipas tij në vitin 2014 realizimi it ë ardhurave ishte në nivelin e 60 përqindëshit.Veliaj: Sot ne kemi në bashkinë e Tiranës 4 mld lekë borxh, e thënë në dollarë rreth 38 mln dollarë, borxhin e kemi sa buxheti i realizuar një vit i bashkisë. Këtë vit bashkia ka realizuar 40 mln dollarë në vetëm borxhin e kemi 38 mln dollarë.Veliaj sqaroi edhe projektin e bashkisë së Tiranës për parkingjet që për njësinë numër 5 është shumë problematike.Veliaj: Ne duam më shumë qytetin se të fortët dhe kjo është arsyeja se pse kjo reformë është një mënyrë për tju thënë njërëzve rezidentët falas. Ama nëse do të shesës makinën tënde do ta paguash se është biznes. Nëse vjen nga një rreth tjetër, parko një orë dhe lëviz na liro.Transformimi i pazarit të ri, ndërtimi i bulevardit të madh, sheshi Skënderbej dhe parku i liqenit, janë disa prej prioriteteve të bashkisë për vitin 2016.