Rama: Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, Meta: Koalicioni i qëndrueshëm

Dy bashkëdrejtuesit e koalicionit qeveritar,  Edi Rama dhe Ilir Meta të shoqëruar nga përfaqësues të lartë të partive respektive, PS dhe LSI si dhe me praninë e disa Ministrave mbajtën një takim për më shumë se dy orë në vilën qeveritare 30. Rama dhe Meta pas takimit përcollën solidaritet, duke përjashtuar çdo mundësi mosmarrëveshjesh mes tyre ashtu siç është komentuar këto ditë. Takimi ka sanksionuar ecurinë e reformave qeverisëse pas garancisë se koalicioni është solid.Pas një takimi i cili ka zgjatur për më shumë se 2 orë e 30 minuta, bashkëdrejtuesit e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, kanë shuar zërat jo vetëm për ndryshime të tjera në Qeveri, por edhe për probleme në gjirin e koalicionit.Edi Rama: Mos prisni asgjë tjetër përveçse forcim të linjës të reformave, vendosmëri edhe më të madhe për të çuar reformat përpara dhe konsolidim të këtij koalicioni. Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni dhe ato që analizoni vetë në këtë aspekt. Janë të gjitha fantazi që nuk kanë lidhje me realitetin.Ilir Meta: Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe një koalicion që po funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme.Por për kryeministrin Edi Rama, në atë që ai e cilëson vorbull të fantazive mediatike, realiteti i vetëm mbeten reformat e Qeverisë, të cilat sipas tij nuk mund të jenë të prekshme në vetëm dy vjet.Edi Rama: Kemi diskutuar edhe për ecurinë e disa sektorëve, do të vazhdojmë të diskutojmë edhe për ecurinë e sektorëve të tjerë për të garantuar një rritje të cilësisë së qeverisjes si një qeverisje e koalicionit dhe mos prisni asgjë përveçse tjetër forcim të linjës të reformave, vendosmëri edhe më të madhe për të çuar reformat përpara dhe konsolidim të këtij koalicioniDy drejtuesit e koalicionit qeveritar Rama dhe Meta shoqëroheshin në këtë takim përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste dhe asaj te Lëvizjes për Integrim si dhe Minstrat Beqaj, Tahiri Gjiknuri dhe Manjani.Një takim i përmasave të tilla me gjithë problemet e trajtuara në të synon të ridimensionojë aksionin qeveritar për disa reforma të rëndësishme.Prononcimet e plota të aleatëve qeverisës pas takimitA ju ka kërkuar zoti Meta ndryshime në qeveri?Edi Rama: Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, komentoni dhe nga ato që analizoni vetë në këtë aspekt. Janë fantazi që i krijoni vetë. Edhe zgjedhjet ë parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie”Ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen shprehu shkakun zgjodhëm ministrin e ri për ti dhënë një shtytje më shumë. Kam thënë që nuk bëj ndryshime në qeveri por nuk kam thënë që asnjë ministër nuk ka të drejtë të japë dorëheqjen. Sa i takon emërimit të Manjanit si ministër i Drejtësisë, Rama tha se "Zgjedhja e ministrit të Drejtësisë është bërë me vullnetin tim të plotë. Do vijojmë forcimin e linjës së reformave e konsolidimin e koalicionit"Meta: Ndryshimi i Naços u be ne konsultim me RamenIlir Meta: Diskutimi mbi progres raportin, kjo ka qenë tema kryesore, lidhur me temën e ndryshimeve në qeveri është bërë traditë se që në ditën e parë që krijohet qeveria fillon e flitet për ndryshime. Në rast se i referoheni zotit Naco ka qenë një dorehqeje e tij, përsa i takon shpikejeve të tjera duken fare pa kuptim. Pse u bë zoti Manjani ministër? Kur dihet që ai ishte zv.ministër me të njëjtin kryeministër dhe dihet që është një ekspert i mirë i drejtësisë dhe çdo lëvizje është bërë në konsultim me kryeministrin sepse sipas Kushtetutës atij i takon vendimmarrja kryesore. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se Spartak Braho është garaci për funksionimin e koalicionit qeverisës.  Takohen sërish në prani të ministrave e zyrtarëve PS e LSINë takim ishin Gramoz Ruçi, kreu i grupit të PS-së, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Erjon Braçe, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.Në takim nga LSI ishin Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së dhe deputeti Spartak Braho.Rreth orës 11:30, 3 ministrat lanë vilën qeveritare, ndërsa takimit iu bashkua kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. I pranishëm ishte dhe ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani.Braho dje i quajti të dosmosdoshme lëvizjet në qeveri"Rama do të ketë rivlerësim të aktivitetit të qeverisë. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj ndër sektorët” tha Braho duke shtuar se lëvizja e ministrit Naço ishte e pritshme. Duke vlerësuar figurën e ish ministrit Naço si një nga figurat emblematike të LSI-së, Braho tha se ai nuk ishte pengesa për mos realizimin e reformës në drejtësi. Ndërsa sa i takon Manjanit u shpreh se do t’i rrijë përballë, anash dhe pse jo prapa zotit Rama.Duke hedhur poshtë pasjen e njëkrize politike Braho foli dhe për pakënaqësitë gjatë qeverisjes së koalicioni"Në përgjithësi të dy aleatët Meta- Rama kanë rënë dakord për lëvizjen e tyre politike rrugën ku do të ecë koalicioni, në vija të përgjithshme. Rrugës ndeshemi dhe me koncepte diversive, të ndryshme. Psh ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas, siç u tha dhe me penalizime të panevojshme që LSI hapur ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e saj se nuk pajtohet me penalizime që çojnë në burgosjen apo dënime të tjera penale që lidhen me biznesin. Biznesi duhet parë si partner dhe jo si kundërshtar"[caption id="attachment_616442" align="alignnone" width="640"]edi rama Kryeministri Rama në vilën qeveritare[/caption][caption id="attachment_616443" align="alignnone" width="640"]brace tahiri Sajmir Tahiri dhe Erjon Braçe në vilën qeveritare[/caption][caption id="attachment_616444" align="alignnone" width="640"]gramoz ruci Gramoz Ruçi në vilën qeveritare[/caption][caption id="attachment_616445" align="alignnone" width="641"]meta ok Petrit Vasili, Ilir Meta, Spartak Braho në vilën qeveritare[/caption][caption id="attachment_616447" align="alignnone" width="635"]damian gjiksnuri Damian Gjiknuri në vilën qeveritare[/caption] /Oranews.tv/