Zjarr në pyjet e Thirrës, po punohet për shuarjen, në rrezik edhe varrezat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyjet e fshatit Thirrë në njësinë administrative të Fanit në Mirditë.Zjarri është pikasur rreth orës 18:00 të së mërkurës nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit e Mirditës.Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por terreni i vështirë malorë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e makinave zjarrfikëse.Aktualisht po ndërhyhet vetëm më mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe forcat e policisë, ndërsa në rrezik janë vënë varrezat e fshatit.E gjitha puna është përqëndruar për mbrojtjen e tyre nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prefekti i Qarkut të Lezhës, Altin Jaku, i cili po monitoron situatën.Sipas tij po bëhet e pamundur shuarja e zjarrit, por terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe të policisë.Aktualisht janë djegur me dhjetra hektarë pyje me pisha, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.Nëse situata do të agravojë, Shtabi i Emergjencave në Lezhë do të kërkojë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e plotë të zjarrit.[caption id="attachment_615560" align="alignnone" width="640"]
Zjarri në pyjet e fshatit Thirrë[/caption][caption id="attachment_615561" align="alignnone" width="640"]
Zjarri në pyjet e fshatit Thirrë[/caption][caption id="attachment_615562" align="alignnone" width="640"]
Forcat zjarrëfikëse në vendngjarje[/caption]