Përurohet në Korçë stacioni i dytë i biçikletave

Në Korçë, u inaugurua  stacioni i dytë i biçikletave. Të pranishëm me këtë rast ishin Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Niko Peleshi, dhe kryetari  i bashkisë së qytetit Sotiraq Filo. Projekti u ideua nga një studente e arktiketurës, dhe zëvendëskryeministri Peleshi ftoi të rintjë të jenë  kreativë pasi do të kenë mbështetjen financiare të qeverisë.Qyteti juglindor i Korçës ka tashmë stacionin e dytë të biçikletave, falë projektit "Ëndrra ime", financuar nga qeveria shqiptare.Projekti i studentes Megi Hasani,u vlerësua në ceremoninë e inagrumit nga kryeministri Edi Rama zv.kryeministri Niko Peleshi dhe kreu i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.Peleshi: Inkurajojmë të gjithë të rinjtë e tjerë që përpara se të ankohen për mungesë fondesh dhe financimi të vrasin pak më shumë mendjen, të gjejnë ide inovative he kreative edhe për të ndërtuar sukses në karrierën e tyre, por edhe për ti dhënë produkt shoqërisë si ky, i thjeshtëm domethënës, por edhe me kaq rezultat.Edi Rama, i cili është iniciator i këtij projekti, preferoi të vizitojë stacionin, pa bërë komente.Deri tani në Korçë janë vendosur dy stacione me 10 biçikleta, njeri ne qendër dhe tjetri ne hyrje te parkut Rinia, i cili prej qershorit te këtij viti është restauruar dhe përveç ambienteve shplodhëse ka edhe një korsi te dedikuar për bicikletat.korca me bicikleta/Oranews.tv/