Shikoni si e qeth berberi fëmijën autik në mënyrë që mos ta shqetësojë atë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2015, 13:18
Kjo është mënyra unike se si një berber e qeth klientin e vogël që vuan nga autizmi.James Ëilliams, berber në Uells, postoi disa foto në rrjetin e tij social në Facebook, duke treguar veten të shtrirë në tokë në pozicione të ndryshme për të qethur djalin e vogël me autizëm.Ai nuk donte ta shqetësonte vogëlushin ndërsa ai luante me smartphone, dhe prandaj i përshtatej mënyrës së tij të qëndrimit.Pasi postoi fotot, James mori shumë komplimenta nga njerëzit në rrjetet sociale, të cilët e vlerësonin për xhestin e tij të bukur.Prindërit e vogëlushit, thonë se prerja e flokëve të Mason, ka qenë praktikisht një “mision i pamundur” por kësaj radhe, ai u qeth pas disa muajsh, dhe kjo falë berberit James.
