Trajleri i filmit “Warcraft”, ekskluzivisht për lojtarët e videolojës

Të apasionuarit pas videolojës “Warcraft”, një eksluzivitet i “Blizzard Entertainment” kanë mundur të shijojnë trajlerin e filmit të ri “Warcraft”, në BlizzCon. Regjisori i filmit, Duncan Jones së bashku me aktorët protagonistë Ben Foster, Paula Patton, Toby Kebbell dhe Clancy Brown prezantuan para një publiku të madh lojtarësh, filmin e bazuar në videolojën “Bota e Warcraft”.Filmi bazohet në pesë lojërat kryesore të Warcraft, që zhvillohen në një vend fantastik, me njerëz të përkushtuar pas komunitetit që jeton në tokën e jashtëzakoshme.Ndërsa disa prej adhuruesve janë të shqetësuar se gjigandi i lojërave mund të dështojë me ekranizimin, disa të tjerë shprehën se projekti është në duar të sigurta.“Shpresojmë se do të dalë mirë, ata me të vërtetë janë përpjekur shumë. Duhet të kemi parasysh që në përgjithësi kur krijohen filma mbi videolojërat, njerëzve nuk iu intereson shumë të dinë se si funksionon kjo botë në të vërtetë, ata thjesht bëjnë punën e tyre. Por, në këtë rast këta djem kanë punuar me zemër, ata e njohin këtë botë, atë që simbolizon ajo, dhe për këtë arsye besoj se puna do të jetë goxha e mirë,” – tha Amber Beck, një lojtare veterane e World of Warcraft.Projektuesi i lojës dhe Zv.presidenti i kompanisë Blizzard, Christopher Metzen, është i vetëdijshëm për rrezikun që ka marrë përsipër.“Është e rrezikshme, e dini? Pse rrezikova ta bëja film? Kjo lojë është bërë shumë e dashur për adhuruesit e Warcraft prej një kohe të gjatë, por ne dëshironim që kjo histori të prekte zemrat e sa më shumë njerëzve në të gjithë botën,” tha Metzen.Ndërsa regjisori Duncan Jones u shpreh se ata i kanë qëndruar frymës origjinale të lojës dhe janë bërë shumë pak ndryshime, thjesht për të përmirësuar tregimin në versionin kinematografik.“Ne i kemi qëndruar besnikë historisë së videolojës dhe ka momente që përputhen tërësisht, por edhe disa të tjera të përafërta. Por kjo ka ndodhur vetëm në rastet kur na është dashur të formësonin gjërat dhe historinë,” tha Jones.Për ata që nuk e njohin universin Warcraft, filmi nuk ka protagonistë të mirë dhe të këqinj, të ndarë në dy kampe.“Nuk ka një luftë të përbindëshave kundër njerëzve, për këtë do të flasë ky film, e mira dhe e keqja plotësojnë njëra-tjetrën. Ky nuk është një film i monstrave kundër njerëzimit, por vetëm përbindësha që kërkojnë vetëcivilizim, kështu që ne jemi përqëndruar tek kjo anë, që nuk përkon saktësisht me të drejtën,’ tha Owen.Ndërsa drjetori i BlizzCon, Gretchen Deuel, e krahasoi filmin me prodhime si “Zoti i unazave” apo “Lufta e yjeve”.“Njërëzit që pëlqejnë Warcraft janë njërëz që duan edhe heronjtë e filmave “Zoti i unazave” apo “Lufta e yjeve”. Pra, heronjtë që njerëzit pëlqejnë në jëtë mund të vijnë nga rrugë të ndryshme. Ata të gjithë luftojnë për atë që mendojnë se është e mira dhe e drejta, duke u përballur edhe me forca të kqëqij,” tha Deuel.Ndërsa, Metzen, thotë se nëpërmjet filmit krijohet mundësia që të korrigjohen edhe disa gabime që mund të jenë bërë me videolojën.“Ne morëm disa vendime të çudithsme me kalimin e kohës, vendike që ndoshta do të doja t’i tërhiqja. Dhe nëpërmjet ritregimit të historisë, në patëm mundësinë që t’i korrigjonim, dhe t’i rikonceptonim. Është totalisht Warcraft që të gjithë njohin, por e përmirësuar, një version më i arrirë dhe në jemi shumë krenarë për këtë gjë.”“Blizzard Inc” gjithashtu njoftoi nisjen e një filmi që do të prodhohet në studio televizive, bazuar në videolojëra të tilla si "Call of Duty" dhe "Hearthstone".