Kreu i Inspektoriatit të Punës: Në 2015, në skemën e sigurimeve 110 mijë të rinj

Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, deklaron se vetëm gjatë vitit 2015 janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, 110 mijë kontribues të rinj.Nga studion e lajmeve në Ora News, Ylli tha se institucioni që ai përfaqëson ka konstatuar mbi 10 mijë punonjës në të zezë, ndërsa shtoi se po vihet re një ndërgjegjësim i kompanive private.Ylli:Kemi më shumë se 110 mijë kontribues tashmë të rinj këtë vit, një shifër e tejkaluar nga viti më i mirë që është 2014 që pas 1990, në ekzistencën e tregut të lirë në ekonominë shqiptare.Ndërkohë, numri një i Inspektoriatit të Punës shpreh domosdoshmërinë e krijimit të lehtësirave për bizneset, për të gjeneruar më shumë të ardhura.Ylli:Shqipëria ka ndoshta problemin më kryesor siç del edhe nga sondazhet që janë kryer, hapjen e vendeve të reja të punës. Shqiptarët sot kanë shumë nevojë për punësim. Hapja e vendeve të reja të punës mundësohet më shumë përmes krijimit të një klime të mirë, pozitive, stimuluese, jo frenuese.Ylli apeloi çdo punonjës që të jetë pjesë e përmirësimit të tregut të punës, duke informuar mbi çdo shkelje që mund të bëhet ndaj tyre.