Japoni, Gjykata vendos të mos mbyllet centrali bërthamor

Një gjykatë në Japoni, ka hedhur poshtë peticionin për mbylljen e dy reaktorëve të mbetur bërthamor në vend, që është verdikti i parë në këtë shtet për energjinë nukleare që prej katastrofës së Fukushimas që ka ndodhur dy vjet më parë.Aktivistët anti-bërthamor kanë kërkuar mbylljen e raktorëve në centralin Ohi të Kansai Electric Poëer, në perëndim të Japonisë, sepse seizmologët dyshojnë që pjesë të tij qëndrojnë mbi një vijë të gabuar, e kjo është në kundërshtim me ligjet japoneze.Verdikti për Ohin është publikuar të martën.Katastrofa në Fukushima, që është aksidenti më i rëndë bërthamor në botë, në çerek-shekullin e fundit, ka shkaktuar mbylljen graduale të të gjithë reaktorëve bërthamor në maj të vitit 2012, duke lënë kështu Japoninë pa energji bërthamore, për të parën herë që nga viti 1970.Çmimet e karburantit në Japoni u ngritën menjëherë dhe kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, bënë porosi të mëdha gazi, naftës dhe qymyrit.Qeveria japoneze, vendosi qershorin e shkuar që të rihap reaktorin në Ohi, vendim që nxiti lëvizjen anti-bërthamore, duke shkaktuar demostratat më të mëdha ndonjëherë në këtë vend.Sondazhet e kryera nga mediat, flasin se shumica e popullatës dëshiron që shteti të heq dorë nga prodhimi i energjisë elektrike për reaktorëve bërthamor deri në vitin 2030, në mos më herët.Rregullatori Japonez për Energjinë Bërthamore, është duke hetuar pohimet nëse peticioni i refuzuar, vërtet qëndron se centrali është i ndërtuar në vija të gabuara seizmike.