Tërmetet e forta, sizmiologët: Banorët në rrezik nga mungesa e sigurisë në pallate
Vetëm në një ditë në kryeqytet regjistrohen mbi 2 tërmete, por që nuk ndihen për shkak të magnitudës së vogël. Në një intervistë për Ora News Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi shprehet se edhe pse tërmetet nuk parashikohen, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tyre për shkak të pozicionit gjeografik dhe se të tilla shënohen përditë. Tërmeti i fundit që tronditi kryeqytetin që shkonte deri në 5 shkallë rihter, sjell për Koçin edhe njëherë në vëmendje rrezikun që iu kanoset qytetarëve shqiptarë në mungesë të shkallëve të emergjencës.Vendi ynë është zgjuar mëngjesin e 1 nëntorit me lëkundje të fuqishme si pasojë e një tërmeti me një magnitudë që shkonte deri në 5 shkallë rihter, ku epiqendra është lokalizuar mes zonës së Bulqizës dhe Tiranës.Sizmiologët shprehen se vetëm në një ditë regjistrohen shumë të tilla, duke lënë të kuptohet se Shqipëria do të jetë nën efektin e lëkundjeve edhe ditët në vijim.Në një intervistë për Ora News, përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi, në Institutin e Gjeoshkencës ngre apelin se qytetarët shqiptarë janë shumë herë më të ekspozuar ndaj rrezikut sesa vende të tjera të rajonit dhe kjo për shkak të mungesës së shkallëve të emergjencës në pallate.Koçi: Kjo zonë ka qenë e aktivizuar që dje, me tërmete relativisht më të vegjël,me magnitudë 3.8. Edhe ky sot ka kulmuar me magnitudë 5.Çdo objekt duhet bërë edhe me shkallë emergjence, sidomos objektet e rëndësisë së veçantë.Ndërkohë frika që kanë përjetuar qytetarët në kryeqytet është e madhe.Qytetari:I pari më pak, i dyti më i fortë. Ne u trembëm pak, por ishalla të mos jetë më.Qytetari: Isha duke fjetur, u zgjova. U tremba pak, po shyqyr Zotit e kam shtëpinë të ulët, jo shumë të lartë. Kështu që nuke ndjeva fort.Qytetarja: Thamë, o Zot na shpëto!Kryebashkiaku i Tiranës publikoi në fb një apel për qytetarët që të njoftonin për çdo emergjencë. Ndërsa tha se administratorët ishin në terren për të verifikuar situatën.Veliaj: Ca gjëra janë të Zotit apo natyrës. Bashkia nuk ka asgjë në dorë në parandalimin e tërmeteve, por sigurisht që ka në dorë në informimin e qytetarëve.Tërmeti më i fuqishëm që ka goditur kryeqytetin ka qenë ai i 7 janarit të vititi 1988, si pasojë e të cilit u dëmtuan 2083 shtëpi.
/Oranews.tv/