92 Vjetori i Republikës së Turqisë, Ambasada turke pritje me zyrtarë e drejtues mediash
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, , shfrytëzoi ceremoninë e 92 vjetorit të themelimit të republikës turke për të evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, ambasadori rezervoi një urim edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit, për kualifikimin historik në kampionatin europian.Hidayet Bayraktar: "Që prej fillimit të viteve 1990 nga rënia e komunizmit në Shqipëri marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë kanë pasur ngritje sidomos në aspektin politik dhe ekonomik.Të dy vendet janë të vendosura për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe në fusha të tjera . Përfitoj nga rasti për të uruar kombëtaren shqiptare të futbollit e cila do të jetë pjesë e Kampionatit Europian 2016.Ju keni bërë historinë. Urime! Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese!"Në aktivitetin e organizuar nga ambasada turke, morën pjesë ambasadorë, polotikanë, biznesmene, përfaqësues të medias dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët përcollën urimet e tyre.Turqia u shpall republikë më vitin 1923, ndërsa President i parë u shpall Mustafa Qemal Ataturku./Oranews.tv/