Debati i tretë i republikanëve, diskutohet taksa, "sulmohet" Donald Trump

Kandidatët e Republikanëve janë përplasur për herë të tretë në debatin presidencial. Kësaj rradhe çështja kryesore e diskutimit ka qënë ajo e taksave. Secili prej pretendetëve ka paraqitur idenë e tij, teksa nuk kanë munguar edhe sulmet e ndërsjellta. Fillimisht ishte Ben Carson ai që bërë një prezantim të mendimit të tij. Ky kandidat, i cili aktualisht kryeson renditjen sipas sondazheve, deklaroi se, në rast se ai do të zgjidhej president do të ngrinte një sistem taksimi të bazuar mbi parimet biblike. Ai tha se taksimi i qytetarëve me 15% është i mjaftueshëm për të siguruar të ardhura për qeverinë.Nga ana tjetër, kandidatja Carly Fiorina u shpreh se kodi i taksave aktualisht përmban 73 mijë faqe. Sipas saj, kjo është një shifër mjaft e lartë. Fiorina tha ky kod duhet të ketë vetëm tre faqe.Personi që u sulmua më shumë në këtë seancë debati ishte Donald Trump. Fillimisht ishte Jeb Bush ai që u shpreh se nuk e kuptonte se si njerëzit që e kanë çuar Amerikën poshtë, vijojnë të shpërblehen për atë që bëjnë. Më tej ishte guvernatori John Kasich ai që tentoi të sulmonte miliarderin. Ai e quajti planin e këtij të fundit një libër komik të një fushate elektorale, e menjëhershme ka qënë edhe kundër-përgjigjia e Donald Trump:"Në fillim të fushatës Kasich ishte një djalë kaq i mirë. Ai thoshte: Unë nuk do të sulmoj askënd. Por më pas, shifrat treguan se ai ishte mjaft dobët në renditje. Ai ndodhet i fundit në klasifikim. Që prej atëherë ai u bë një djalë i prapë."Deri më tani, dy rivalët kryesorë janë Trump dhe Carson. Fillimisht, në krye të renditjes ishte miliarderi, por pas debatit të parë, Carson fitoi një avantazh të lehtë./Oranews.tv/