Heidi Klum shpëton të birin nga mbytja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2013, 14:26
Top modelja Heidi Klum ka shpëtuar të birin Henry, 7 vjeç, që rrezikoi të mbytej në plazhet e ishujve Hauai.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klum për revistën “US weekly”. “Një valë e madhe na goditi dhe si nënë, natyrisht isha e tmerruar për djalin tim dhe këdo tjetër që ishte në ujë”, ka thënë Klum duke shtuar se edhe partneri i saj, Martin Kirsten, mori pjesë në shpëtimin e të voglit.