Pas mishit, edhe kafja nën radarët e hetimit nga OBSH
Përveç mishit, edhe kafja është një nga substancat “nën hetim” nga IARC (Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve rreth Kancerit), agjenci e Organizatës Botërore të Shëndetit, për kërkimet rreth kancerit.Sipas uebsajtit të agjencisë hetimet e radhës përfshijnë një seri substancash kimike të përdorura, si dhe kafja e pije të tjera të nxehta që do të studiohen në fund të majit të vitit 2016.Mbledhja e parë, e parashikuar në javën mes 2 dhe 9 shkurtit të vitit 2016, do të marrë në studim një listë paraprake të 7 molekulave, tashmë të njohura që mund të ndërhyjnë në disa horomone njerëzore.Mes 24-31 majit të vitit 2016 do të trajtohet tema “Kafeja dhe pijet e tjera të nxehta” nga ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit.Në këtë mbledhje, çdokush mund të raportojë studime shkencore lidhur me kancerogjenet. Studimi do të mbyllet më 22 prill, ndërsa kërkimet e ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin do të mbyllet më 25 shtator.