Eksploziv në lokalin e lojërave të fatit, vetëm dëme materiale
Një sasi prej 50 gram eksploziv është vendosur në një lokal të lojrave të fatit në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, 28 tetor 2015, në lagjen nr. 17.Sipas policisë lënda shpërthyese ishte vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Rapçe 42 vjeç. Ka qenë një sasi prej 50 gram të lidhur me një fitil zjarrpërcjellës që shkaktoi shpërthimin.Pronari i lokalit është marrë në pyetje në lidhje me ndonjë konflikt personal apo familjar.Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi u dëmtua edhe një automjet, i cili ndodhej i parkuar pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në identifikimin e llojit dhe sasine e lendës , si edhe të autorëve.[caption id="attachment_606741" align="alignnone" width="642"]
Lokali ku ndodhi shpërthimi[/caption][caption id="attachment_606739" align="alignnone" width="642"]
Lokali ku ndodhi shpërthimi[/caption][caption id="attachment_606740" align="alignnone" width="640"]
Lokali ku ndodhi shpërthimi[/caption]/Oranews.tv/