Braçe replikon me kreun e Dhomës amerikane: Zotni Mark mos u bëj Lul
Deputet i PS, njëherësh edhe kreu i Komisioni të Ekonomisë është bërë pjesë e debatit mes kryeministrit Rama dhe kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford, në lidhje me aksionin kundër informalitetit.Braçe i ka kërkuar të vijojë të bëjë biznes dhe të mos merret me politikë, ose më saktë të mos marrë rolin e kreut të opozitësJa çfare shkruan Brace ne FBZotni Mark;Bej biznes, mos u bej Lul!Per Lulzim Bashen e kam,njeriun "politik" qe as di e as lexon.Lexova me shume vemendje pergjigjen qe drejtuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise, kish kthyer per nje pyetje lidhur me kuponin tatimor.Kish thene:Ne Amerike nuk denohet me burg qytetari kur nuk merr kuponin tatimor!Edhe ketu Mark, keshtu ndodh;NUK KA LIGJ QE E FUT QYTETARIN NE BURG PSE NUK MERR KUPONIN;NUK KA PROJEKTLIGJ APO LIGJ QE PRET TE HYJE NE FUQI,QE E FUT QYTETARIN NE BURG PSE NUK MERR KUPONIN!!Pooo,eshte e vertete qe ne po nxisim qytetaret te kerkojne kuponin tatimor,duke mos falur asnje qindarke TVSH te paguar, arketuar pa rregjistruar e deklaruar.E thjeshte;JANE PARATE E QYTETARIT, JO TE TREGTARIT!!Ne ane tjeter,ajo qe po kerkojme te ndeshkojme, ka te bej me biznesin qe shet pa kupon, pa fature, pa deftese tatimore; shkurt, ne menyre te paligjshme.E thjeshte;Eshte qartesisht evazion!!Te shesesh mall apo sherbim pa fature, fsheh xhiron, fsheh te ardhurat,fsheh fitimin, mashtron me tatimin mbi fitimin, mashtron me TVSH!!FITON PARA NE MENYRE TE PALIGJSHME!Per kete shkon ne burg ne Gjermani, Spanje, Slloveni, Kroaci, Serbi.Ne ane tjeter,Une e cmoj shume pervojen e treguar nga zotni Mark mbi transaksionet ne banke.Aty duhet te shkojme, por me radhe.Une njoh biznese qe gjithcka e kane cuar drejt Bankes,me te kryejne cdo veprim biznesi.Por dy gjera shqetesojne;Sa nder anetaret e Dhomes se zotit Mark e bejne kete, pra kryejne punet me Banken?; Sa nder bankat anetare te Dhomes se zotit Mark kane ulur kostot per biznesin, komisione, interesa dhe kohe mbi te gjitha?Organizatat e biznesit nuk jane per politike;organizatat jane per te lehtesuar cilindo anetar te tyre per te qene i ligjshem.Ndaj,bej biznes zotni Mark, mos u bej Lul!!