Risia, Kisha Katolike më e hapur ndaj divorcit dhe rimartesave

Është mbyllur zyrtarisht këtë dielë, 25 tetor 2015,  në Vatikan, Sinodi i Kishës Katolike, Asamblea e Përgjithshme e Peshkopëve me temë " Vokacioni e misioni i familjes në Kishë e në botën moderne".Kjo asamble nisi punimet më datën 4 tetor me pjesëmarrjen e 270 peshkopëve nga e gjithë bota, ku u trajtuan e vunë në diskutime aktivitetin e Kishës mbi temat si familja, roli i gruas, si dhe mënyra e sjelljes ndaj personave homoseksualë.Në përfundim të këtij Sinodi u miratua një relacion final me 94 pikë mes të cilave vihet re një hapje e Kishës Katolike ndaj besimtarëve të divorcuar e të rimartuar.Në konferencën për shtyp të mbajtur në përfundim të kësaj Asambleje, Drejtori i Zyrës së shtypit të Vatikanit, imzot Federiko Lombardi ka deklaruar për mediat se dokumenti final prej 94 pikash u hartua nga një Komision i përbërë nga 10 Peshkopë."Komisioni i të 10-ve, deklaroi ai, diskutoi e vlerësoi të 248 vërejtjet e bëra nga kardinalët duke miratuar së fundmi njëzëri këtë Dokument Përfundimtar."Një nga konkluzionet më të rëndësishme të arritura në këtë Asamble qe hapja e Kishës ndaj personave të divorcuar e të riamrtuar, të cilët deri më sot sipas doktrinës katolike janë të përjashtuar nga sakramentet e saj.Në Dokumentin final të Sinodit fjala kyce mbi këtë cështje është dallimi i rasteve njëri nga tjetri, shqyrtimi i tyre e marrja e vendimeve sipas situatave që ato prezantojnë.Në pikën 84 të dokumentit thuhet "se është e nevojshme të dallohet se cilat nga format e përjashtimeve aktualisht të praktikuara në fushën liurgjike, baritore, arsimore e institucionale mund të kapërcehetn".Një tjetër temë mjaft e debatuar në Asamblenë e Peshkopëve qe ajo e martesës mes personave homoseksualë. Dokumenti final i Sinodit në pikën 76 të tij shkruan se "cdo person pavarësisht tendencës së tij seksuale, duhet respektuar në dinjitetin e tij e trajtuar me respekt."/Oranews.tv/