Specializimet, dekania e Mjekësisë: Kuotat u reduktuan në 97 specializantë
Pavarësisht kërkesa në rritje, fakulteti i Mjekësisë ka vetëm 97 kuota për specializimet. Ky është një numër mjaft i ulët krahasuar me një vit më parë por dekania e fakultetit Mira Rakacolli tha se ky është numri që mund të përballohet nga kapacitetet e këtij instiucioni.Mira Rakacolli: Janë më pak se vjet, sepse vjet ishin 360 kuota, por duhet të kemi parasysh se ishin 4 vjet që nuk kishim specializime dhe ambientet ishin në dispozicion të të gjithë atyre që kishin nevojë në përputhje edhe me nevojat që ka Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa këtë vit janë më pak sepse aq janë edhe kapacitetet pritëse të Fakultetit të Mjekësisë.Një tjerë mangësi që ndeshin specializantët janë mungesa e materialeve studimore bashkëkohore. Për këtë fakulteti është detyruar të bëjë blerje të botimeve online.Mira Rakacolli: Kemi blerë një sasi librash elektronik që janë tekste bazë të rekomanduar nga pedagogët. Janë libra të botuar pas vitit 2012. Studentët mund të vijnë këtu dhe ti konsultojnë online.Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, tarifa vjetore e studimit për specializantët është 115 000./Oranews.tv/