Policia mësyn lokalet e natës, këtë herë jo për sensibilizim

Policia mësyn lokalet e natës. Këtë herë jo për të sensibilizuar kundër përdorimit të alkoolit kur je drejtues mjeti.Policia e Kryeqytetit vijoi sot planin operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale.Në bashkepunim me Seksionin për Narkotikët, FNSH-ne dhe Forcen Operacionale "Shqiponja" si edhe me Komisariatet nr.1, nr.2, nr.3 ,nr.4 dhe Qarkullimi Rrugor, arrestuan në flagrancë 8 shtetas, si edhe shoqëruan 41 shtetas për verifikime.Këta shtetas akuzohen për veprat penale për : “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Përshtatjes se ambinteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”Së bashku me njoftimin policia përcolli dhe pamje të operacionit

Policia mësyn lokalet e natësKëtë herë jo për të sensibilizuar kundër përdorimit të alkoolit kur je drejtues...Posted by Ora News on Sunday, October 25, 2015
 Në tualetet e disa prej lokaleve policia ka gjetur  dhe aksesorë që përdoreshin për përgatitjen e drogës para se të konsumohej.20151025120710 20151025120721 20151025120738