Samiti për emigrantet, s'ka marrëveshje, nuk pranohen propozimet e Juncker
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2015, 21:41
Minisamiti i Brukselit për krizën e emigrantëve është mbyllur pa asnjë marrëveshje, pasi liderët nuk kanë pranuar 16 propozimet e Juncker.Në përfundim kryeministri bullgar Bojko Borisov, tha se ishte i shqetësuar. Ndërkohë, kryeministri serb Aleksandër Vucic njoftoi se “në qoftë se Sllovenia merr 2 mijë emigrantë, ne jemi të gatshëm për të marrë 3 mijë refugjatë”.Presidenti i PE, Martin Schulz tha se refugjatëve duhet t’u garantohet ujë dhe ushqim. Po ashtu tha Schulz presim që të përmirësojmë kontrollet e kufijve.