"Insight", Drejtësia që nuk kemi, 9 muaj betejë për hartimin e Reformës
Politika dhe drejtësia në vend kanë treguar se në keto 25 vjet demokraci se hartat e influencave të tyre janë mbivendosur sa herë interesat e poitikës kanë trokitur në dyert e drejtësisë, ose sa herë politika ka dashur të dominojë pushtetet që janë derivate të zgjedhjeve të saj. Ligjet e funksionimit të drjetësisë në vend synojnë të japin një lloj pavarësie sistemit por serish ai mbetet i ekspozuar përballë presioneve politike dhe atyre të botës së krimit. Disa bien pre, disa të tjerë jo, por e përgjithshma e këtij sistemit sot është krejt zymtë.Fatmir Xhafaj: E para njëherë, ka vajtur zullumi atje ku nuk mban më, nuk ka ku ta kapësh më. Edhe politika tashmë është gjendur shah-mat, është vënë në qoshe të ringut. Publiku nuk beson më dhe duke mos besuar tek gjyqtari nuk beson tek qeveria, duke mos besuar tek gjyqtari nuk beson tek politika, duke mos besuar tek gjyqtari nuk beson tek shteti i vet.Ndoshta politika dhe mund te vazhdonte bashkëjetesë me sistemin e drejtësisë ashtu siç ka ndodhur deri tani duke ulur e ngritur flamuj partiak në proçeset e emërimit të trupave gjyqësorë, apo prokurorëve në ato pjesë të sistemit që ligji ja lejon këtë, nëse faktori ndërkombëtar dhe diplomacia perëndimore në Shqipëri nuk do kishin ngritur murin e ftohtë dhe të pakapërcyshëm duke vendosur reformën në drejtësi pa parë në listen e 5 detyrave të shtëpisë për Shqiperinë.Hoffman: Unë uroj që të gjendet mënyra që të pastrohet sistemi nga këto mollë të kalbura. BE luan një rol të rëndësishëm në këtë reformë dhe nëse do ta humbisni këtë mundësi tani, keni për ta humur për një kohë të gjatë dhe nëse nuk e kryeni këtë reformë tani e keni humbur mundësinë për 10 vjet. Të gjithë duhet të kontribuojnë edhe minoranca edhe mazhoranca, zgjidhja më e mirë është të diskutohen problemet.Shqipëria kishte zbritur në stacionin e rradhes dhe i duhej të marrë trenin e shpejtësisë së lartë atë të një reforme jetike që do të mund ta conte atë drejt çeljes së negociatave me BE.Romana Vlahutin: Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit. Në një farë mënyrë ky është një moment vërtet kritik për historinë. Madje do të thoja dhe një moment historik për vendin. Nëse kjo reformë do të bëhet mirë, me ndërhyrje të thella dhe të përqëndruara në vëndet e duhura të këtij sistemi që është e qartë që nuk po funksionon siç duhet. Nëse do të jemi të suksesshhëm , do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, dhe Shqipëria do të mund të ecë përpara me hapa shumë të shpejtë. Është një reformë thelbësore dhe e panegociueshme. Me përkthim do të thoja: Duhet të bëhet”Rama: Nuk e tepëroj nëse them se janë 100% e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të cilët nuk besojnë se në Shqipëria ka drejtësi dhe të cilët besojnë se drejtësia në Shqipëria është e korruptuar.Hoffman: “Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes para se të shkojnë në punë. Kjo është vërtet dicka e keqe. Për të kaluar tek lufta ndaj korrupsionit shifrat janë të larta dhe kjo është një ndër pikat e kyçe të progres raportit të cilin duhet ta lexoni me kujdes në mënyrë që të vini në zbatim politikat që ëe frenojnë këtë fenomen. Mund të keni një system të mirë të drejtësisë por kjo nuk mjafton. Duhet të hartoni menjëherë politika në mënyrë që gjyqtarë të tillë të lënë menjëherë zyrën”Cannon: Më shumë tundime në shoqëri, si nepotizimi dhe korrupsioni shumë gjyqtarë në Shqipëri kanë rënë pre e këtyre tundimeve. Makina dhe orët e tyre të shtrenjta tregojnë hapur se si ato kanë tradhtuar detyrën e tyre.Lu: Pakistani është sigurisht një vend i ndryshëm nga Shqipëria. Në të dyja vendet ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, për politikanët kriminelë dhe në sistem më të pasurit e blenë drejtësinë e tyre. gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet t’i lëmë ata të fitojnë.Dhe për të mos lënë ata të fitojnë faktori politik shqiptar i ndërthur gjithnjë nga mllefe që burojnë nga një konflikt i vjetër i pashtershem mobilizoi fuqitë për t’i trgeuar botës se di të ulët në një tryezë edhe pse asnjë prej tyre nuk mendon njësoj si tjetri pavarësisht nga angazhimi i dukshem.Në dhjetor të viti të kaluar ata u rreshtuan të gjithë përkrah njëri-tjetrit për të treguar se nuk janë ata që pengojnë reformën dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e saj.Nishani: Kjo tyrezë nuk është një iniciativë simbolike por një nismë seriozë pëe të kryer një reformë seriozne. Kjo reformë duhet të jetë tërësore, gjithëpërfshirëse.Meta: Nga reforma në gjyqësor pritet që të krijohen kushte që sistemi të jetë realisht i pavarur nga politika dhe humoret e saj, por të mos vazhdojë të jetë i pavarur nga Kushtetuta dhe ligji, siç ka ndodhur shpesh me segmente të tij.Rama: Ka një ambicie të përbashkët që i kalon kufijtë e partive, që i kalon të gjitha dallimet mes nesh.Basha: Procesi kërkon gjithëpërfshirje. Jo vetëm të aktorëve politikë. Qeveria duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori. Reforma kërkon vizion.Në Janar, si produkt i kësaj tryeze u ngrit Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi me pjesëamrrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Opozita e bojktoi punën e komisionit pasi e konsideroi farse procesin dhe të panevojshme nismat e mazhorancës për të nderhyrë në ligjin e KLD dhe ne emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.Bylykbashi: Ajo që duhet të jetë prioriteti ynë është prioriteti për një reformë në drejtësi sipas të gjithë parametrave që presin shqiptarët dhe BE. Jo interesi i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit apo kujdo personi në enturazhin e tyre që kërkojnë të kapin kontrollin e drejtësisë.Grupi i ekspertëve vijojë punën deri në 8 qershor kur në një prani të gjerë të përfqësuesve nga institucione ndërkombëtare dhe vendase prezantoi analizën voluminoze prej 300 faqesh, fotografimin e sistemit te drejtësisë. Ai iu dorëzua edhe opozitës, e cila iu bashkengjit këtij procesi në korrik.Halimi: Shqetësimi i kahershëm i opozitës ka të bëjë me standardet europiane të transparencës të gjithë përfshirjes dhe ekspertizës ndërkombëtare në zhvillimin e ecurisë së kësaj reforme. Për këto çështje kryetari do të këtë një respektim të këtyre standardeve.Ekspertëtë të opozitës hartuan një draft të vetin mbi reformën dhe thane se bashkëpunimi i mëtejeshëm me shumicën do të varej nga predsipozicioni i komisionit për të marrë në konsideratë draftn e saj të cilin do ta dërgojë edhe ajo në komsionin e posaçëm.Sot jemi ne kushtet kur komisioni ka derguar ne Komisionin e Venecias draftin final që prek në themel sistemin e drejtësisë dhe parashikojnë ndryshime kushtetuese. Ngushtohen kompetencat e presidentit. Ndryshon mënyra e emërimit të anëtarëve të Gjykatës të Lartë dhe Kushtetueses mënyrë e zgjedhjes së prokurorit, ngrihen mekanizma që tentojnë të minimizojnë korrupsionin etj. PD ka dergaur opinionet e saj mbi këtë draft në Venecia.Halimi: Thënia e Edi Ramës që unë e dua sistemin e drejtësisë për vete për të luftuar keqbërësit me thënine e dua sistemin e drejtësisë nën vete, nuk kanë asnjë ndryshim, kanë të njëjtën qëllim, kapjen.Xhafaj: Opozita çfarë ka kërkuar? ka kërkuar që këtë proces ta bëjnë ekspertët, janë duke e bërë ekspertët. Nëse ajo mendon se nuk janë duke e bërë ekspertët ndërkombëtare le ta thotë. Kanë kërkuar të shkojë në Vencia dhe do shkojë në Venecia. Cfarë kërkojnë tjetër?Nishani: Kjo është një lojë politike për të hequr ca njërëz që nuk na binden ose ca njerëz të tjerë që na binden dhe kjo shërben për të maskuar një tentativë politike për ta vendosur drejtësinë në kontrollin epolitikës dhe të oligarkisë financiare të korruptuar.Xhafaj: Jam i keqardhur me gjuhën që përdor Presidenti i Republikës, me qasjen që ka gjetur dhe mënyrën si i është drejtuar Komisionit të Posacëm. Unë e kuptoj, Presidenti është kundërshtar politik me mua, ka qenë dhe është. Por fakti që qënia e tij në funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe përgjegjësia e tij kushtetuese mbi palët duhet ta bënte presidentin më të kujdesshëm në këtë artikulim publik.Nishani: Presidenti sipas këtij kryetari nuk ka dërguar përfaqësuesit, por jo vetëm kaq, kanë gënjyer opinionin publik dhe ndërkombëtarët duke shkuar në çdo derë ambasade dhe duke deklaruar që presidenti nuk dërgon njerëzit e tij. Xhafaj: Së pari Presidenti i Republikës në cilësinë e kreut të KLD, sapo ka nominuar dy përfaqësuesit e tij.Nishani: Raporti Analitik për analziën në sistemin e drejtësisë, hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë nuk reflekton shumësine e informacioneve dhe analizës të përcjellë nga aktorët e tjerë të përfshirë qoftë edhe formalisht në proces, duke rezultuar jo rrallë herë në deformimin në realitetet. Xhafaj: Presidenti i Republikës thotë që është një paraqitje e deformuar. Po kush e ka fajin tani pasqyra apo realiteti. Ky realitet më i deformuar…këtë realitet vetëm po e zbukurove se nuk ke ca i deformon më.Nishani: Procesi po zhvillohet në mungesë të plotë transparence si për aktorët e drejtpërdrejtë ashtu edhe për publikun e gjerë. Reforma në drejtësi meriton një vëmendje të posaçme dhe jo periferikeXhafaj: Presidenti thotë që nuk është transparente… po si nuk është transparente një proces i cili produktet e tij i ka publike. Ia ka nënshtruar siç pranon vetë presidenti 6 tyreza kombëtare në Tiranë dhe 9 tryezave rajonale.Nishani: Është tenduar në mënyrë konsistente nga mazhoranca që Presidenti të mbahet larg dhe të mos marrë pjesë në këtë proces.Xhafaj: Presidenti është President Republike. Ne jemi i ventmi vend ku duhet ta kemi presidentin në zyra juridike.Nishani: Zotëria që ka vënë në krye ka një përgjegjësi shumë të madhe në situatën që është drejtësia sot.Ilva Tare: Po flisni për zotin Xhafaj?Bujar Nishani: Po, ka qenë ministër Drejtësie në ditët më të zeza të drejtësisë të kapur nga politika dhe korrupsioni.Xhafaj: Po një analizë tërësore të sistemit të drejtësisë. 20 e ca vjet nuk e ekmi pasur.. Po mos i thuaj plaç kësaj, u bë e mirë e keqe. Paska probleme thotë Presidenti, por u bë se kishe, ke patur mundësinë. Kanë pasur mundësinë ta bënë në 25 vjet, përfshirë edhe muan mbase.Disa nga arsyet kryesore të nderrmarrjes së kësaj reforme të thellë ne sistemin e drejtësisë është shkalla e lartë e korrupsionit në sistemin drejtësisë. Korrupsioni tashmë nuk është çështje perceptimi.Nje sondazh i fundit tregoi se 25% e e të gjithë gjyqatreve pranojnë se sistemi drejtësise shte i korruptuar ndërsa 57 % e tyre pranojnë se sistemi nuk është i lire ose është pjesërish i lirë nga ndikimi politik. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interest rishikoi deklaratat e të gjithë 399 gjyqtarëve dhe gjyqtareve të Gjykatës se larte dhe asaj Kushtetuese. Bazuar ne deklaratat e tyre 73 % e gjyqatareve shqiptare kane deklaruar pasurite e familjes prej 14 milion lekë ose 10 mijë euro. Nga kjo shifer 35 % e tyre deklaruan pasuri prej mbi 35 milion leke ose 250 mije euro. Disa kane deklaruar edhe miliona euro.Xhafaj: Po i qëndroj konstatimit,që ka gjyqatrë dhe prokurorë të korruptuar kjo është një gjë e padiskutueshëm, po nuk janë të gjithë. Për ta ilustruar këtë mjafton tju jap një shifër analizë që lidhet me pasurinë e gjyqtarëve të Republikës. 35 % e gjyqtarëve të republikës kanë një pasuri mbi 300 mijë dollarë.Por Kryeministri Rama duket edhe më i ashpër pasi nuk ka lënë asnjë rast deri tani t’i shpetojë pa atakuar fuqishem drejtesine.Rama: Rreth 70% e çështjeve vazhdojnë të jenë në dyert e gjykatave dhe vazhdojnë të jenë material, lëndë e parë për bandën e gjykatësve, që me çekiç ndan pronat sipas oreksit, që plotësohet me para në dorë.Për të operuar me kurajë këtë sistem kancerozKemi më shumë juristë sesa çdo vend tjetër i botës dhe për këtë arsye kemi drejtësinë më të degjeneruar ne Europë.Se në Shqipëri ka një koorporatë që shet e blen drejtësinë; Koorporata e prokurorëve dhe e gjykatësve të korruptuar të këtij vendi.Vendimet e korruptuara të gjykatave në këtë drejtim kanë një kosto të tmerrshme për gjithë shoqërinë.Nuk mundet që me flamurin e pavarësisë në dorë këta gjykatës tju marrin jetën njerëzve të pafajshëm. Janë bashkëfajtorë dhe bashkëvrasës…Me horrat që nën togën e zezë të gjyqtarit janë për këtë shoqëri më të rrezikshëm se edhe vetë kriminelet.Komisioni i posaçëm për reformën në Drejtësi ka parashikuar në draft ngritjen e një rivlerësimi terësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim uljen e ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë korruptivë e dhënien e drejtësisë. Synohet që sistemi i vlerësimit të bazohet mbi një sistem të fortë të deklarimit të pasurisë duke përfshirë krijimin e një gjykate dhe zyre të prokurorisë, antikorrupsion si dhe te një shërbimi hetimor për këtë qëllim.Drafti i ekspertëve parashikon ngritjen e komsionit të posacem me qëllim kryerjen e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët përmes testimeve.Do të krjohet komisioni i pavarur i kualifikimit. Ai do të ketë mandat të kufizuar. Anëtarët do të kenë statusin e anëtait të Gjykatës së Lartë. Ky proces do të kryhet nga strukturat vendase nën mbikqyrjen e rreptë të ndërkombëtareve.Parashikohet gjithashtu edhe prania e vezhguesve ndërkombëtarë që do të kenë akses në dosjet e gjyqtarëve prokuroreve dhe do te mbikqyrin të gjithë procesin e vendimarrjes.Xhafaj: Do të këtë struktura të specializuara që do të shikojnë që nga deklarimi i pasurive, kontrolli i pasurive. Do të duhet të ketë një kontroll krejt ndryshe për gjyqtarët dhe prokurorët fillimisht për sistemin e deklarimit të tyre, për të dhënat që grumbullohet për ta.Por gjithçka vjen dhe ngec në një moment. Sot ende nuk ka një përgjigje nëse do pastrojnë njerëzit sistemin apo sistemi njerëzit, një thënie që ngjan shumë me proverbën e lashtë nëse e bëri veza pulën apo pula vezën, pasi bindja e kryeministrit është kjo:Rama: Lufta për transformimin e një sistemi që korrupton njerëzit në një sistem që është i pakorruptueshëm sepse nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, është sistemi që i korrupton njerëzit.Krasniqi: Ky sistem drejtësie është prodhuar nga politikanët. ju mendoni se politikanët kanë vendosur për ti ndarë?! Nëse ne marrim statistikat e gjyqtarëve është e saktë që kaën nga 300 mijë euro. Po merrni statistikat e politikanëve që janë kryesorë në Shqipëri në të gjitha partitë politike, janë më të pasur se gjyqtarët dhe 300 mijë euro janë para xhepi për ta.Xhafaj: Nuk mundet politika ta pastrojë sistemin, por e kundërta është e sigurtë. Pushteti gjyqësor mund ta pastrojë politikën.Krasniqi: Nuk dua të përmend emra, por si fenomen kur unë kam qenë me një nga presidentët, në atë kohë presidenti pati informacion se një person ishte shumë i korruptuar dhe nuk pranoi ta dekretojë atë person. Ai person e kuptoi këtë informacion dha dorëheqjen nga drejtësia dhe ka hyrë në politike dhe u bë drejtues shumë i lartë dhe sot është një nga drejtuesit shumë i rëndësishëm.Xhafaj: Nuk e kuptoj kush trembet në këtë gjë. Unë besoj se prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë pse të tremben ata që janë të ndershëm… E megjithë shqetësimet në rritje për korrupsionin e lartë në rradhët e drejtësisë sot njerëzit më të pandëshkuar janë gjyqtarët dhe zyrtaret e lartë.Krasniqi: Në fakt nëse i referohemi ditëve të fundit dosjet më korruptive publike dhe individët dhe individët më të njohur për korrupsion në Shqipëri janë nxjerrë të pafajshëm nga gjykata dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. A do të kenë një rrugëdalje gjyqtarët e korruptuar këtë herë. Ekspertët parashikojnë dorëheqje në masë të tyre me qëllim shpëtimin nga skanimi i deklarimit të pasurisë. Sepse ka një klauzolë gjatë procesit të verifikimit të gjyqtarëve, nëse personi i vlerësuar tërhiqet vetë nga detyra atëhere procedura e verifikimit të mëtejshëm ndërpritet. Ai largohetdhe askush nuk e pyet më se ku mund ta ketë origjinën pasuria e tij qindra mijra euro ose edhe më shumë miliona euro.Halimi: Vetëm në rast se do jetë në përputhje të plotë me standardet europiane do të ketë pëlqimin e opozitës, në rast se do të jetë me këto që janë këtu nuk do ta marrë kurrë miratimin e opozitës.Dudushi: Në rast se opozita ngul këmbë dhe nuk e jep konsensusin për këtë..?Xhafaj: Unë besoj se do votohetDudushi: Po ta zëmë se u çmendXhafaj: Po do votohet