Gara për kreun e FRPD, profili i kandidatit Ervin Salianji
Ervin Salianji, është njëri nga 7 kandidatët e zyrtarizuar në garë për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.Salianji është dorhequr nga funksionet që mbante në Partinë Demokratike, për t’iu futur një gare, për të cilën ai thotë se është mjaft e rëndësishme për formacionin politik që ai bën pjesë.Salianji: Forumi Rinor është një sfidë e rëndësishme për mua dhe për cilindo nga kandidatët që hynë në garë për të drejtuar këtë forum të rëndësishëm brenda partisë, pa të cilën PD nuk bën dot.Si drejtues i departamenteve të rëndësishme në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, e njeh jetën poltike dhe është po aq i vetëdishëm për sfidat që e presin, nëqoftëse ai do marrë mbeshtetjen e rinisë demorkate.Salianji: Kur them që unë do ta ngre forumin do të jem në çdo cep të territorit të Republikës së Shqipërisë do të jem vetë aty, me jave, qoftë edhe me muaj kur të jetë e nevojshme, pa lëvizur nga një rreth i caktuar apo nga një qytet i caktuar derisa Forumi Rinor të thithë të gjitha burimet e mira njerëzore që ka ai qytet, të thithë të gjithë kapacitetet e të rinjve që ka ai qytet dhe të bëjë të mundur bashkëbunimin dhe shtrirjen e veprimtarisë dhe një bashkëpunim mes Forumit dhe Shoqërisë Civile.Ky vetëbesim e bën atë që të guxoj akoma më tej, ai zotohet se nën drejtimin e tij në pak muaj Forumi Rinorë Demokratik do të kthehet në organizmin më të rëndësishëm poltik në vend.Salianji: Do ta kthejmë forumin në një komunitet të rëndësishëm rinor ku të rinjtë debatojnë me njëri-tjetrin, ku diskutojnë me njëri-tjetrin për problemet që i shqetësojnë dhe në fund japin alternativën e tyre dhe ndikojnë në shoqëri. Çka është më e rëndësishme impaktojnë në shoqëri.Kryetari i ri i FRPD do të zgjidhet me nje garë të hapur mes alternativave, sipas parimit një anëtar një votë. 20 debate live me pjesmarrjen e të gjithë anëtarëve të FRPD dhe të hapura për publikun do të zhvillohen mes kandidateve në qendrat e qarqeve në vend, ku do të rrihen idetë dhe programet e tyre./Oranews.tv/