Peshkatarët turq shpëtojnë foshnjën 18-muajshe në detin Egje

Këto pamje tregojnë disa peshkatarë turq që shpëtojnë një foshnjë me jelek shpëtimi në det pranë qytezës Kusadasi pas përmbysjes së një varke emigrantësh më 21 tetor.2 emigrantë humbën jetën dhe 16 rezultojnë të zhdukur në dy aksidente të ndodhura në detin Egje, pas përmbysjes së dy varkave që ishin drejtuar për në Greqi nga Turqia.15 emigrantë u shpëtuan ndërsa 15 të tjerë janë zhdukur, ndërsa rojet bregdetare turke po vazhdojnë punën e tyre për kërkimin e emigrantëve të zhdukur.Disa burra po peshkonin teksa panë foshnjën 18-muajshe duke qëndruar mbi ujë me një jelek shpëtimi. Ata gjithashtu panë një grup refugjatësh të tjerë pranë foshnjës.Peshkatarët në fillim menduan se fëmija duke qenë i zbehtë e i ftohtë do të kishte vdekur, por më pas dëgjuan që ai nxirrte zë. Muhammad-i 18-muajsh u nxorr nga deti nga peshkatarët që po përpiqeshin t’i shpëtonin jetën.“Ne e mbuluam fëmijën me një batanije për ta shpëtuar nga i ftohti. Pas telefonatës sonë, erdhën forcat e shpëtimit,” tha një nga peshkatarët.Foshnja, i identifikuar si Muhammad Hasan, tani thuhet të jetë në gjendje të mirë shëndetsore në Spitalin Shtetëror të Izmirit.Dëshmitarë të ngjarjes thanë se kishin ndihmuar 15 persona të tjerë për të hipur në varkën e tyre pasi kishin parë një grup emigrantësh, shumica femra, të qëndronin në det me jelekë shpëtimi dhe duke kërkuar ndihmë.“Ata po mundoheshin të na shpjegonin me shenja se në det kishte rreth 30 persona. Ne mendojmë se të tjerët gjenden në mes të detit,” tha kapiteni.  Në det ndodhej edhe një grua shtatzanë.