Kultura e bakshishit, ankohen kamarierët: Në Shqipëri nuk ekziston

Rroga mujore e një kamarieri në Shqipëri arrin deri në 200 mijë lëkë  të vjetra në muaj, një pagë e cila dyfishohet duke llogaritur edhe bakshishet që klientët lënë për ta.Por krahasuar me vëndet e tjera diferenca mjaft  e madhe.Ky 30 vjeçar ka pesë muaj që ushtron profesionin e kamairerit në një nga lokalet e kryeqytetit, një prefesion të cilin për 10 vite me rradhë e ka ushtruar në Itali e Greqi. Pas disa muajsh punë ai pohon se kultura e bakshishit tek shqiptarët nuk egziston.Ndërsa një tjetër kamarier, i cili ka 16 vite që ushtron këtë profesion rrëfen se tek shqiptarët kultura e bakshishit egziston por gjithcka varet nga gjëndja e tyre ekonomike por edhe emocionale.Duke qenë se profesionin e ushtron në një nga lokalet, i cili frekuentohet edhe nga turistë të huaj 30 vjecari bën një krahasim  të kostos së bakshishit që ata lënë.Shuma maksimale që një klient lë për kamarierët është mjaft e ulët.Qytetarët të pyetur nëse duhet të lënë bakshish shprehen se vlera e tij varet nga cilësia e shërbimit.Ndryshe nga Shqipëria ku kamarierët kërkojnë që tek shqiptarët të rritet kultura e bakshishit në disa prej lokaleve në New York është kërkuar që të hiqet kjo kulturë pasi sipas tyre heqja e bakshishit mund të prodhojë një sjellje më të mire tek kamarierët .Ndërsa në Britaninë e madhe pjesa më e madhe e bizneseve e kanë të përcakuar se një përqindje e caktuar e shumës totale në faturë shkon automatikisht për kamarierin, në shqipëri një jë e tillë aplikohet për vetëm në disa restorante luksoze, ndërsa në pjesën tjetër kamariret rrinë me shpresën që klientëve tu kete pëlqyer shërbimi e në këtë mënyrë të rritet vlera e bakshishit.….