Meta: Sfidat mbeten të mëdha, ekonomia ka mundësi të rritet
Ceremonia e diplomimit të studentëve të ekonomikut në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i kanë shërbyer Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të dhënë mesazhe për situatën ekonomike në vend.Para studentëve, njeriu që vetë është diplomuar për ekonomi dhe aleati kryesor i kryeministrit Rama tha se ekonomi ka mundësi të rritet më shumë, por për këtë duhen investime në sektorin kyc.Ilir Meta : “ Sfidat tona mbeten shumë të mëdha dhe mbi të gjitha duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ekonomia jonë ka mundësi të rritet akoma më shumë ndaj dhe modeli ynë ekonomik kur rritja e prodhimit vendas duhet të jetë edhe më parësore, ku investimet dhe shpenzimet publike të alokohen në mënyrë të veçantë në ato sektorë që kontribojnë më shumë në rritjen ekonomike dhe punësimin e qëndrueshëm .”Ministrja Nikolla vlerësoi ligjin e ri të Arsimit, për afrimin e studentëve me tregun e punës.Lindita Nikolla : “Mundëson që të rinjtë jo vetëm të marrin dije cilësore por gjithmonë e më shumë këto dije të jenë të përshtatura me tregun e punës.Kemi marrë shumë angazhime dhe kemi marrë me shumë seriozitet për të mësuar kurrikula që qasen me tregun e punës . “750 studentë të fakultetit ekonomik morën diplomat në një ceremoni të posacme të zhvilluar në teatrin skampa të Elbasanit. /Oranews.tv/