KE: Kriza në shtetet e Eurozonës drejt thellimit
Komisioni Europian paralajmëroi Francën, Italinë, Spanjën dhe Slloveninë për thellimin e krizës ekonomike! Shtetet në fjalë duhet që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur problemet e tyre në buxhet, si dhe mosbalancimin e ekonomive të tyre u tha në komision.E zhytur në reçesion dhe me një borxh të lartë kombëtar, Spanja i është adresuar më parë Brukselit, për një hua madhore shpëtimi, ndërsa Sllovenia pritet që të shndërrohet në vendin e ardhshëm pas Qipros, që të ketë nevojë për paketa shpëtimi.Në një vlerësim të Komisionit, të publikuar të Mërkurën, shkruhej se këto dy shtete janë më të keqpozicionuara, nga 13 vendet e BE-së të marra nën shqyrtim.Në rekomandimet e tij, Brukseli i kërkonte Madridit një "program radikal reformash", brenda muajit Prill.Me borxhin që rrezikon të dalë jashtë kontrollit, papunësinë në rritje dhe ekonominë në rënie, Spanja është duke përjetuar një moment dramatik ekonomik. Përsa i përket Sllovenisë, Brukseli evidentoi se bankat janë të zhytura në vështirësi serioze dhe duhet një "veprim urgjent për të drejtuar situatën".Ndërsa për Italinë komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, u shreh se "Italia ka shumë gjasa të dalë nga lista e shteteve anëtare që kanë defiçite të tepërta, gjatë muajit Maj".Në një konferencë shtypi pas dorzimit të raportit të Komisionit për zhbalancimet makroekonomike në gjithë Eurozonën, Rehn vuri në dukje se vendimi i Komisionit për të punuar me Italinë që Roma të paguajë borxhet e mbetura për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kontribuojë në lehtësimin e defiçitit.Komisioni Europian vlerësoi se shtetet si, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Franca, Italia, Hungaria, Malta, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Britania janë në një nivel më të ulët dhe më pak shqetësues të "mosbalancimit makroekonomik".