Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, mjekët: Rastet në rritje

Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit, ka pësuar rritje vitet e fundit në qarkun e Kukësit.Sipas mjekëve, ndërgjegjësimi i ulët tek vetë gratë për kontrolle si dhe mungesa e aparaturës së mamografisë në spitalin e Kukësit, janë dy faktorët që kanë çuar në moszbulimin në kohë të kësaj sëmundje.Nertila Sula, mjeke: Relatisht çdo vit ka 4-5 raste të reja me kancer gjiri. Ne i këshillojmë si staf mjekësor që një herë në muaj ta vetëkontrollojnë gjirin. Edhe kur nuk kanë shqetësime të mirëfillta të paraqiten tek mjeku për një konsultë të thjeshtë.Në muajin prill mamografia lëvizëse qëndroi vetëm për 10 ditë në qytetin verior, ku përfituan për tu ekzaminuar qindra gra dhe vajza të Kukësit.