Prej 18 vitesh, dhunonte gruan pas çdo humbje në kazino, arrestohet shqiptari

Policia italiane e Provincës së Savonës ka arrestuar shqiptarin 45 vjeçar Skënder Hoxha me akuzën e dhunës e keqtrajtimit ndaj gruas e familjes.Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes, e cila ka rrëfyer se për 18 vite rradhaz ishte viktimë e dhunës fizike e psikologjike të tij.Çifti shqiptar jeton sëbashku me dy fëmijët e tyre në komunën Borgio Verezzi, në provincën e Savonës.Sipas dëshmisë së gruas, prej vitit 1997 bashkëshorti i saj Skënder Hoxha me profesion zejtar, i humbiste të gjitha paratë e fituara duke luajtur në lojërat e fatit.Pas çdo humbje kthehej në shtëpi duke shfryrë zemërimin tek bashkëshortja e fëmijët ende në moshë minorene.Pas dhunimit të rradhës kryer gjatë orëve të fundit, e pas 18 vite dhunë fizike e psikologjike, bashkëshortja e tij ka mundur të denoncoj faktin.Në rajonin e Policisë ku ajo u prezantua për të rrëfyer ngjarjen ishte e shoqëruar sëbashku me dy fëmijët e saj, duke u strehuar më pas në një strukturë mbrojtëse në ndihmë të personave, viktimë të dhunës familjare.Shqiptari, Skënder Hoxha, u arrestua në banesën e tij në komuën Borgio Verezzi, e aktualiht ndodhet në burgun Sant'Agostini të kësaj province, deri në pritje të nisjes së proçesit gjyqësor.