Familja Kujxhija: Kemi dokumentat e pronës, u zaptua kundër ligjit nga 7 familje

Pas protestës së familjeve në Shkodër, ka reaguar familja Kujxhija e cila rezulton pronare e tokës.Me anë të një njoftimi për mediat, familja sqaron se toka i përket katër bashkëpronarëve të familjes Kujxhia e njohur me vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave të vitit 1995.Sipas tyre kjo pronë është zaptuar të mënyrë të paligjshme nga 7 familje dhe jo 20.Përfaqësues të familjes Kujxhija sqarojnë se kanë kërkuar që të bëjnë marrëveshje për t’ua shitur apo lëshuar me qera banesat, por nuk kanë pasur asnjë reagim pozitiv.Në këto kushte pronarët i janë drejtuar zyrës së përmbarimit për të vënë në lëvizje proçedurën ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë.Sqarim i familjes Kujxhija për kronikën e publikuar ne disa mediaNë detyrim të transparencës me publikun dhe në përgjigje të akuzave të disa banorëve që kanë zaptuar pronën tonë në  truallin e lagjes "Tre Herojt, Shkoder, ju bejme me dije si me poshte:Prona , subjekt i kronikës, i përket 4 bashkepronareve te familjes Kujxhija, një familje e vjeter qytetare shkodrane, zotëruese historike e disa pronave me certifikatë  pronesie ,  të trajtuara dhe të njohura me vendimin e Komisionit te Kthimit te Pronave te vitit 1995.Kjo prone eshte zaptuar ne menyre te paligjme nga 7 familje dhe jo 20 familje sic pretendohet nga ana e tyre , ku disa prej tyre jetojne jashte shtetit dhe i kane leshuar me qera keto objekte.Megjithese kemi tentuar te bejme marreveshje me keto zaptues per t'ja shitur apo leshuar me qera me cmime te reduktuara, nuk kemi patur  asnje reagim pozitiv nga ana e tyre për pronat tona.Dy vendime gjykatash ai i Gjykatës se rrethit Shkoder nr. 2658 date 28.12.2013,dhe i  Gjykatës se Apelit Shkoder, vendimin nr.219 date 14.4.2015 , vendosin :” lirimin dhe dorezimin e ketyre objekteve dhe truallit dhe detyrimin e ketyre shtetasve per te paguar detyrimet e prapambetura."Ne keto kushte Zyra e Permbarimit ka vene ne levizje proceduren ligjore per ekzekutimin e vendimit gjyqesor te formes se prere.Ne nuk kemi bere asnjehere falsifikime sic pretendohet, dhe nuk kemi kerkuar asnjehere mbeshtetjen e askujt prej politikaneve te asnje force politike, te cilet nuk kane as dijeni, as lidhje farefisnore, apo bashkepronesie me ne, per asnje ceshtje.Kjo eshte nje cështje teresisht private mes paleve tona, që lidhet vetëm me respektimin e të drejtës kushtetuese atë të Pronës,  dhe nuk mund të përdoret  politikisht dhe nuk ka asnje arsye te behet publike permes mediave. Zaptuesit do te perballen me shtetin ligjor.Per keto shpifje ndaj emrit te familjes tone do ndjekim rrugen ligjore.Me respektFamilja KUJXHIJA