Itali, s`ka progres për të kaluar ngërçin politik
Në Itali nuk ka progres për të kaluar ngërçin politik edhe pas bisedimeve mes liderit të qëndrës së majtë Pier Luigi Bersani dhe udhëheqësit të qendrës së djathtë dhe rivali i tij Silvio Berluskoni.Diskutimet mes dy liderëve synonin të arrihej një marrëveshje për gjetjen e një zëvendësuesi për presidentin italian Giorgio Napolitano ,pasi në 15 maj mbaron mandati i tij.Ndërsa kërkohet një president i ri, sekretari i partisë së Berluskonit Angelino Alfano, tha se partia populli i lirisë është e gatshme të arrijë marrëveshje për një president që nuk do të jetë kundër një pjesë të rëndësishme të popullit italian.Nga ana tjetër lëvizja “Pesë yjet” është e gatshme që të marrë në dorë parlamentin si reagim për mos thirrjen e komisioneve të përhershme.Italia vendi me ekonomine e tretë në Eurozonë, nuk ka një qeveri që nga zgjedhjet e muajit shkurt, e ndërsa presidenti i Italisë ka rritur përpjekjet për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë në vend.Duke kujtuar eksperiencën e vitit 1976 Napolitano është shprehur duhet kurajo për të bërë marrëveshje me bazë të gjerë.