OKB diskuton sot për rolin e Gjykatës së Hagës

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, sot mbahet debati për punën e Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, debat në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Tomisllav Nikoliç.Diskutimet mbi temën “Roli i së drejtës penale ndërkombëtare në realizimin e pajtimit”, janë caktuar për sot, nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç.Në delegacionin e Serbisë sot merr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme, Ivan Mërkiç.Jeremiç këtë debat e ka futur në agjendë vitin e kaluar pas shfajësimit të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, në Gjykatën Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane do të jenë të përfaqësuara nga diplomatë të rangut më të ulët.Jeremiç ndërkaq e ka cilësuar si “skandaloze” faktin që presidenti i Gjykatës së Hagës nuk i është përgjigjur thirrjes për të marër pjesë.Në fakt, presidenti i Tribunalit, Theodor Meron, ka kritikuar debatin në fjalë, duke thënë se “me të vihet në pikëpyetje respekti thelbësor për sundimin e ligjit”.Gjykatësi Meron, duke folur ditë më parë në Brookings Institution në Washington, ka thënë se “shfajësimet, ashtu si edhe dënimet, dëshmojnë për shëndetin e këtij sistemi”.Debati pritet të fillojë në orën 10:00, sipas kohës lokale në New York.