New York, dëmshpërblen protestuesit e Occupy Wall Street
Bashkia e New York-ut është detyruar që të dëmshpërblej protestuesit e Occupy Wall Street, të cilëve iu është dëmtuar ose u ka humbur sende persona gjatë ndërhyrjes së policisë për të larguar kampin e tyre në Parkun Manhattan gjatë vitit 2011.Një gjykatës ka dhënë verdiktin sipas të cilit qyteti i New York-ut detyrohet të paguaj më shumë se 100,000 dollarë dëmshpërblim, për librat dhe pajisjet e tjera që u janë dëmtuar nga policia gjatë shpërndarjes së protestuesve, që ishin në Zuccotti Park për dy muaj rresht.Sipas gjykatës, qindra libra të studentëve që bënin fushatë kundër pabarazisë ekonomike ishin dëmtuar, dhe më se 2,000 libra nuk iu ishin kthyer asnjëherë studentëve.Gjatë ndërhyrjes së policisë më 15 nëntor 2011, qindra protestues ishin arrestuar dhe kampet e tyre ishin dëmtuar, pasi zyrtarët e bashkisë së New York-ut thanë se ishin bërë rrezik për shëndetin publik, dhe përbënin rrezik për zjarr.