Teksas, sulme me thika në kolegjin Lone Star
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2013, 07:28
Të paktën 14 persona janë goditur me thika në një kampus të kolegjit Lone Star pranë Hjustonit, Teksas.Dy prej viktimave të plagosur rëndë dhe u dërguan me helikopter në spital.Policia thotë se kanë arrestuar një të dyshuar i cili është 21 vjeçari Dylan Quick, por nuk kanë dhënë informacion të detajuar për ngjarjen, duke thënë se çështja po hetohet.Tre persona u qëlluan dhe u plagosën në kampus në kolegjin Lone Star në janar, vetëm disa javë pasi 20 fëmijë dhe gjashtë mësues u masakruan në një shkollë fillore në Konektikat, duke çuar në përtëritjen e debatit për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.