Kaluan 3 bote me naftë pa kontroll, arrestohet doganieri, procedohen 3 të tjerë

Një punojës i shërbimit doganor në Fier ka rënë në pranga dhe ndaj tre të tjerëve ka nisur procedim në gjendje të lirë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Policia ka arrestuar Adrian Alikaj 47 vjeç,me detyrë doganier në doganën Fier, ndërsa ka nisur procedimin për B.N 47 vjeç, N.B 46 vjeç dhe A.S 30 vjeç, të tre punonjes të sistemit doganor.Operacioni u ndërmor nga Specialistet e Sektorit per Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Fier,si rezultat i një informacioni të marrë në rrugë operative në lidhje me veprimet abuzive të kryera nga këta 4 punonjes të shërbimit doganor.Policia thotë se 4 doganierët dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin,në kohen që kanë qënë me sherbim në Ballesh,kanë lejuar të kalojnë 3 bote me nafte pa ju nënshtruar kontrollit doganor.Nga ana e policisë vijojnë hetimet.