I shpërthen bombula ndërsa gatuante gjellën, shkrumbohen orenditë e shtëpisë
Shpërthimi i një bombule gazi ka djegur një banesë në lagjen “Naftëtari” në Patos të Fierit.Të gjithë orenditë e shtëpisë janë shkrumbuar nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.Zjarri ka përfshirë shtëpinë e Myfit Trokës në katin e parë të një pallati dhe në ato momente në banesë ndodhej edhe e zonja e shtëpisë e cila ka qenë duke gatuar drekën.Zonja.Troka: “Po gatuanim, po bënim gjellën. Ishte e pamundur të shuhej se u bllokuam, u mbyllën dyert, nuk hapeshin”.“Të gjithë orenditë kishin marrë flakë, brenda nuk futeshe dot nga tymi. Kishte flakë në dyer e dritare”.Flakët janë përhapur fillimisht në kuzhinë dhe më pas në mjediset e tjera.Familjarët lajmëruan zjarrëfikësit të cilët ndërhynë, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera të pallatit.[caption id="attachment_597930" align="alignnone" width="640"]
Banesa pas shperthimit[/caption][caption id="attachment_597931" align="alignnone" width="640"]
Demet nga shperthimi ne banese[/caption][caption id="attachment_597932" align="alignnone" width="640"]
Dëmet nga shperthimi ne banese[/caption][caption id="attachment_597933" align="alignnone" width="640"]
Bombula qe shpertheu[/caption]