Ligji i dosjeve, fillon përzgjedhja e kandidaturave të Autoritetit të Verifikimit

Komisioni Parlamentar i Ligjeve nis proçedurat për të zgjedhur 5 anëtare nga 10 kandidatura për autoritetin e informimit mbi dokumentat e ish-sigurimit të shtetit. Gentjana Sula ishte e para që u miratua si anëtare, ndërkohe opozita kundërshtoi në themel ligjin dhe për pasojë edhe proçesin e përzgjedhjes se kandidatëve për Komisionin e verifikimit.Gentjana Sula, zëvendës/Ministrja e Mirqënies Sociale, është zgjedhur nga Komsioni parlamentar i Ligjeve, anëtare e Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.Opozita votoi kundër kandidaturës që vjen si propozim i qeverisë, duke e argumentuar votën me ligjin në terësi.Arben Ristani: Ish-punonjësit e sigurimit të shtetit janë sot kudo në administratën tuaj të re të rilindjes. Simbolet e ish-diktaturës shfaqen rëndom nëpër aktivitete tuaja në mënyrë të vazhdueshme, bunkierë po ndërtoni dhe në mes të Tiranës dhe në këtë kuptim ligji është vërtet një farsë dhe një fyerje për ata që kanë vuajtur nga diktatura komuniste.Ditët e ardhshme, komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish- sigurimit të shtetit dhe mes tyre do të zgjëdhë 5.Në parlament janë regjistruar si kandidat Daut Gumeni, Drita Avdyli, Durim Grabova, Selami Zalli, Gjon Fierza, Haqif Gjana, Simon Miraka, Marenglen Kasmi dhe Ermira Shtino.Autoriteti për Informimin mbi dokumentat e ish- Sigurimit të Shtetit, do të kryejë verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë në lidhje me periudhën e diktaturës.