Fitorja e kombëtares, nxënësit braktisin mësimin. MAS: Kishte dakordësi
Në shumë shkolla në kryeqytet nxenësit braktisen mësimin dhe ju bashkuan festës nëpër rruge në pritje të kombëtares shqiptare të futbollit që kthehej nga Armenia pasi Ministria dhe Drejtoria thonë se kishte dakortësi, po mjaft shkolla ndërkohë vijuan normalisht mësimin.Fitorja e kombëtares shqiptare të futbollit në Armeni ishte një arsye e mirë që në mjaft shkolla të kryeqytetit të mos zhvillohej mësim.Oborret e disa shkollave në kryeqytet janë mbushur që në mëngjes nga brohoritjet për fitoren dhe gradualisht klasat janë zbrazur për tu shpërngulur në vatrat e festës në Tiranë.Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit bëjnë të ditur se është rënë dakort me Drejtoritë Arsimore në rruge verbale, që nxënësit të festojnë fitoren kombëtare dhe se orët e mësimit të ditës së hënë do të zëvendësohen përgjatë javës.Por jo të gjitha shkollat ishin në gatishmëri me dakortësine e dy institucioneve shtetërore, pasi mjaft prej tyre vijuan mësimin normalisht.