Rama - De Biassi-t: Faleminderit Xhani o xhan

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së zhvilluar në kryeministri për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, në fjalimin e tij falenderoi edhe trajnerin italian të kombëtares shqiptare, Gianni de Biassi.“Carissimo Gianni, ose siç i thonë në shqip Xhani o xhan,” e ka nisur Rama fjalën falenderuese për atë që ai e quajtur timonierin e ekuipazhit të kombëtares.Edi Rama:Fjalët nuk e shprehin dot mirënjohjen ndaj teje. Fati i mirë nuk të ndihmon gjithnjë, por kësaj radhe ishte me ty dhe ti e meritove plotësisht. Të falenderoj dhe të falenderojmë të gjithë Xhani o xhan që i dhe këtij kombi një kënaqësi kaq të jashtëzakonshme. Të falenderoj dhe personalisht që më dhe një shembull kaq të çmuar që me këmbënguljen tënde për të kapur ëndrrën edhe kur të gjithë ishin gati të dorëzoheshin”.Rama gjithashtu tha se tani që De Biassi kishte arritur këtë sukses ai do ishte në radarët e shumë skuadrave më me famë e me më shumë para, por se Shqipëria do të bënte gjithçka për ta mbajtur edhe nëse do të duhet t’i sekuestrojnë pasaportën italiane e t’i lënë vetëm atë shqiptare.Kryeministri Rama falenderoi familjen e De Biassi-t dhe ndihmësin e tij Tramezani. Në fund të fjalës kryeministri i Shqipërisë i dha medaljen e nderit trajnerit të kombëtares kuq-e-zi.Pasi mori medaljen, De Biassi  dhe tha se ishte shumë i lumtur me çdo gjë ishte arritur dhe se ecte përpara me moton e tij: “Beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”.rama de biasi