Analiza në PD, Spaho kritikon qëndrimin e disa drejtuesve lokalë

PD ndodhet në fazën e analizës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Zyrtarët në qendër janë duke marrë në konsideratë edhe reagimet kritike që vinë nga baza për ish-Ministrat demokratë të cilat nënkryetari Edmond Spaho i cilëson personale.Zërat kundër ish-Ministrave të Partisë Demokratike të artikuluar ashpër nga disa drejtues të degëve lokale, nënkryetari Edmond Spaho, i cilëson qëndrime personale që rrjedhin dhe si shkak i formimit të tyre.Spaho tha se gjithë deklaratat nuk do të kalojnë pa u trajtuar në bazë të rregullores së partisë.Spaho: “Këto janë të gjitha qëndrime individuale të njerëzve të ndryshëm, varet nga shkalla e formimit të tyre kur shprehen në mënyrë të tillë, nuk përbëjnë qëndrime partiake dhe sigurisht këto çështje do të trajtohen sipas rregullave që ne kemi brenda partisë”.Duke folur mbi analizën në bazë, për rezultatin e zgjedhjeve vendore, nënkryetari demokrat tha se proçesi synon evidentimin e problemeve dhe jo krijimin e tyre.Spaho: “Një proçesi analize dhe organizimi sigurisht që nuk mund ti heqësh pjesën e përgjegjësive, por përgjegjësia nuk do të jetë e tillë që të kërkohen të anashkalohen fenomenet dhe të gjenden njerëz që thjesht u varet një peshë e cila në fund të fundit nuk sjell përmirësime të tilla që forca jonë politike të mund të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme”.Nënkryetari i Partisë Demorkatike, Edmond Spaho, artikulon qendrimin e demokratëve për zgjedhje të parakoshme, ndërsa pritetet proçesi i analizës së brendshme të përmbyllet në fund të muajit tetor.