Meta: Gëzimi i kualifikimit nuk duhet të zbehë situatën e përmbytjeve
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e konsideroi shqetësuese sitautën e krijuar nga përmbytjet. Pas një takimi me përfaqësues të shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Itali, Meta kërkoi që gëzimi për fitoren e Kombëtares të mos zbehë vëmendjen ndaj situatës së rëndë të krijuar në disa rrethe të vendit.Ilir Meta: Duhet bërë akomë më shumë, unë kam qenë në ndjeke të situatës me ministrin e Bujqësisë Panariti dhe atë të Transporteve Haxhinasto. Pritet në ditët e ardhshme të ketë mot të vështirë dhe shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos cojë në zbehejne e ndonjë problemi real dhe mjaft shqetësues që ndeshin qytetarët në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet dhe shpresoj se po merren masa e domosdoshme.
/Oranews.tv/