Angus Deaton fitoi çmimin Nobel 2015 për ekonominë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2015, 13:56
Prof. Angus Deaton fitoi çmimin Nobel 2015 për ekonominë. Deaton u vlerësua me këtë çmim për studimet e tij mbi konsumin, varfërinë dhe mirëqënien.Profesor i ekonomisë Deaton 69 vjeç është i njohur për studimin e tij të zgjedhjeve të konsumatorëve.Angus Deaton është i lindur në Skoci, ndërsa është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara.Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole.Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, sikur çmimet e tjera të Nobelit, por ky i ekonomisë është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.