Një stadium kushtuar kombëtares. Emrat do u shkruhen në pllakë të artë

Medalje "Mirënjohjeje" për ekipin kuqezi u dha sot nga kryeministri Edi Rama për arritjen historike në futboll."Tani që ju e bëtë kombëtaren pjesmarrësen më të re të Kampionatit Evropian, Arena Kombëtare e Tiranës është një detyrim për ne" tha Rama.Kryeministri nderoi me medalje nderi kapitenin e Kombëtares Lorik Cana dhe trajnerin e Kombëtare Giani de Biasi dhe presidentin e Federatës shqiptare të Futbollit Lorik Cana.Rama shprehu mirënjohjen për arritjen historike.“Kush nuk e ka veshur ndonjë herë fanellën kuq e zi as nuk e kupton dot peshën e rëndë që sjell mbi trupin tuaj. Unë që e kam pasur atë privilegj për ndeshje ku e ku më të lehta, është më e lehtë ta marr me mend “Në Tiranë nje stadium kushtuar ekipit të kombëtares "Arena Kombëtare"Edi Rama: “Dua t’ju jap lajmin se kemi vendosur së bashku me Presidentin e Federatës të nisim menjëherë punën për ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë. Një tjetër stadium i ri, më i madhi në Shqipëri, që do të jetë shtëpia e madhe e kuqezinjve në kryqytetin e të gjithë shqiptarëve. Arena Kombëtare do t’ju kushtohet juve dhe në hyrjen e saj do të shkruhen në një pllakë të artë të gjithë emrat tuaj, një për një” Mesazhi i Renzit Rama foli për një mesazh që kryeministri Italian Renzi i kishte dërguar sot në mëngjes ku uronte për fitoren e Kombëtares."Rroftë Shqipëria që hyri në Europianin e futbollit. Tani ju presim të hyni në Europën e politikës"Batuta e Rames: Falenderoj Etrit Berishën që më dha mundësinë ta doja me gjithë shpirt një Berishë"Mbrëmë u finalizua një ëndërr e pamundur që dje u bë realitet. Në Francë çdo pikë të vijë mirëse të vijë, nëse nuk vjen, kurrë mos arrdhtë por këtë lumturi s’na e prek askush” tha Rama Kapiteni Lorik Cana tha se "Do të shkojmë në Francë si 'Shqipëria e Madhe".Rama nuk la pa iu kthyer përgjigje dhe kritikëve, të cilët i quajti cinikëNuk e dyshoj që cinikët e pandreqshëm, të cilët, siç e patë edhe vetë, i kemi jo aq të paktë mes nesh, sidomos kur ngjarjet nuk shkojnë siç dëshirojmë, do të hedhin helmin e tyre.Nuk do të mungojë as ajo shprehja kulmore e varfërisë së aspiratave, “Populli s’ka bukë, ju merreni me sport e me stadiume!”, siç nuk munguan as dje të thonë, “Shqipëria po përmbytet, kryeministri e ka mendjen tek futbolli!”, a thua se sporti e stadiumet u hanë bukën këtyre mendjengushtëve, apo se mesazhet e mia për Kombëtaren dje, më pengonin të kryeja detyrën lidhur me ujërat e dalë nga shtrati në disa zona të vendit.Gjithashtu i kerkoi Dukes të rilidhë kontratën me De Biasin . Unë nuk e di çfarë synon më tepër zoti Duka. Mbase vendin e Blaterit, tani që edhe Platininë e zuri haku i shqiptarëve mesa duket. Po sa për mua, unë kam vetëm një synim tani; Kontratën e De Biasit zoti President! Ndërsa në Francë, çdo pikë që të vijë, mirëse të vijë dhe në mos ardhtë, kurrë mos ardhtë, këtë lumturi s’na e prish dot asgjë dhe askush.Trajneri Giani De Biasi dhe kreu i FSHF -së, Duka thanë se do të përpiqen të mos zhgënjejnë dhe do të japin maksimumin gjatë sfidave të Francë 2016.Fjala e plote e Rames