Selenica një ditë pas përmbytjeve, banorët verifikojnë dëmet e mëdha
Vërshimi i ujit nga reshjet e shiut ka qenë i papritur për banorët e fshatrave të bashkisë së Selenicës.Ata thonë se uji mori çdo gjë përpara duke I shkaktuar dëme të mëdha. Flitet për 80 banesa të dëmtuara, ndërkohë që mungon energjia elektrike"Uji mori gjithçka para, me derën e hekurt dhe me makinë" thotë një banor.Shumë prej banorëve të Lubonjes , Armenit, Peshkëpisë, Dushkarakut u janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake, ushqimi i bagëtive, gruri dhe misri i ruajtur nëpër bodrume.Për kryebashkiakun e Selenicës Përparim Shametaj, dëmet janë të mëdha, ndërkohë që po punohet për pastrimin e rrugëve dhe lagjeve nga balta.Ai kërkon ndihmë nga qeveria për dëmshpërblimin e banorëve.Në njësinë administrative të Vllahinës, uji i ka kaluar nivelet e 60 cm, ndërsa veç banesave, uji ka dëmtuar 6 biznese te mëdha."Në një magazinë me shumicë që ka drithëra, grurë dëmi është 50 milionë lekë të vjetra. Në Peshkëpi banesa është 1 metër nën ujë" thotë Sokol Hodaj n/kryetari i bashkisë së SelenicësNë Armen, vërshimi i përroit ka nxjerrë jashtë funksionit puset, duke lënë pa ujë dhjetëra familje.Me lot në sy një banore tregon se vërshimi i ujit u mori brenda pak minutash të gjithe mundin e një viti pune.Nga reshjet e fundit, pritat dhe argjinaturat mbrojtëse, janë shkatërruar.
/Oranews.tv/