“Luigj Gurakuqi” hap dyert për 8 mijë studentë, por me mungesë ambientesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2015, 12:07
Edhe këtë vit të ri akademik, universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkoder hapi dyert për të pritur rreth 8 mijë studentë, por me mungesa ambientesh.Në ditën e parë prezantuese përpara studentëve shqetësimin e ngriti dekania e fakultetit ekonomik, e cila u kërkoi ndjesë të rinjve që dijet do t’i marrin duke lëvizur brenda ditës në 3 godina fakultetesh.Trashani shtoi se po lobohet në ministrinë e arsimit që godina e nisur vite më parë të finalizohet së ndërtuari dhe pajisuri me bazë materiale.Problemin në fjalë e pranon edhe zv/rektori Fatmir Vadahi i cili ndërsa uroi vitin e ri akademik, theksoi se prioritet mbetet rritja e cilësisë.Për herë të parë këtë vit akademik janë ulur në audioret e këtij universiteti 1300 studentë.