Pas sherrit për gështenjat, motër e vëlla akuzohen për vrasjen e bashkëfshatarit

Pronësia mbi një parcelë me pemë me gështenja është bërë shkak për vrasjen e një 58-vjeçari në fshatin Selitë të Kurbinit.Ndërsa motër e vëlla, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç akuzohen se janë autorë të vrasjes së Ndrec Pjetrit.U qëllua me breshëri automatiku-   Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur Ndrec Prendi Ai është qëlluar me breshëri automatiku nga bashkëfshatarët e tij.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjësit të së hënës, 12 tetor, në Malesinë e Kurbinit.Pak orë pas vrasjes policia ka identifikuar si autorë të kësaj ngjarje vëlla e motër Xhoana dhe Indrit Ndoci përkatësisht 29 dhe 24-vjeçe që të dy banues në fshatin Selitë.Nga hetimet e para të grupit hetimor është bërë e ditur se mes autorëve dhe 58-vjeçarit Ndoci ka patur edhe më parë konflikte përshkak të një sipërfaqe toke me gështjenja që pretendohet nga të dyja palet.Sherri për gështenjat- Mëngjesin e së hënës vëlla e motër kanë gjetur 58-vjeçarin, duke vjelur gështenjat dhe kjo e fundit duke se nuk është pranuar nga 29-vjeçari Indrit Ndoci. Pasi ka debatur me viktimen ai ka marrë menjeherë armën e zjarrit duke qëlluar me breshëri në drejtim të tijë.Për pasoje 58-vjeçari Ndrec Prendi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në kraharor.Kanë qenë banorë të zones të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar mënjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.Forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tyre, ndërsa ndërsa janë ngritur postoblloqe në rrugen hyrëse të fshatit dhe në supërstradë por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre.Grupi hetimor i cili është ngritur për ngjarjen ka bërë të ditur se si prove materiale janë sekuestruar 20 gëzhoja automatiku, ndërsa pjesëtarë nga të dy familjet janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të mësuar më teper rreth ngjarjes.Frika e ndonjë hakmarrjeje të mundëshme ka bërë që blutë e Kurbinit të mbajnë nën mbikçyrje edhe dy banesat e autorëve dhe të viktimës, pasi janë afër njëra tjetrës.[caption id="attachment_596733" align="alignnone" width="640"]vrasja ne kurbin Në foto : fshati ku ndodhi vrasja[/caption] /Oranews.tv/