De Biasi: Kush nuk besoi tek ne, tani duhet. Serbinë e lamë në shtëpi
"Është gëzimi më i madh i jetës time. Ata që na qeshnin prapa krahëve disa muaj më parë sot festojnë me ne” komentoi trajneri italian menjëherë pas fitores 3-0 të kombëtares shqiptare kundër Armenisë.Gianni De Biasi dërgoi Shqipërinë në Kampionatin Europian, një arritje për të cilën shumë pak e besonin, por fitorja me Armeninë ia dha biletë për në Francë.“Dua të falenderoj të gjithë stafin tim. Është gëzimi më i madh i jetës time. Kam pasur shumë gëzime në jetë, por në këtë rast kam një popull me vete. Kush nuk besoi në ne tani duhet të besojë” ka thënë De Biasi për SkySport.Ndërkohë në një intervitë për televizionin shqiptar menjëherë pas fitores, De Biasi tha: “Kjo është kënaqësi e madhe e jetës sime. Kënaqësia më e madhe ishte që të linim Serbinë në shtëpi dhe vetë të shkonim në Francë Ndeshja vajti mirë për ne. Djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Fitoren ia dedikoj së pari familjes time, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë djemve”/Oranews.tv/