Sulmohet me granatë shtëpia e kryetarit të Leposaviçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2015, 10:47
Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviç, por nuk ka të lënduar në njerëz.Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes rreth orës 02:10 në fshatin Soçanicë të Leposaviçit.Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se njësitë përkatëse të policisë kanë dal menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e incidentit./Gazeta Express/