Zbulohet skema e përfitimit të 12.8 ha tokë në Palas me dokumenta të falsifikuara
Prokuroria e Vlorës ka zbardhur një skemë të falsifikimit të pronave në zonën e Palasës duke marrë si të pandehur Timotheo Dhimolea, i akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave” më shumë se një herë, në bazë të të cilave ka përfituar rreth 12.8 hektarë tokë, e cila i është sekuestruara para pak javësh.Toka është përfituar në vitin 2012 me dokumente të falsifikuara nga Timotheo Dhimolea dhe më pas një pjesë e saj është shitur te persona të tjerë.Objekti i hetimit të prokurorisë kanë qenë një sërë vendimesh të dhëna nga Zyra Rajonale e Kthimit të Pronave Vlorë, si dhe veprimet e kryera nga personat e interesuar për përfitimin e kësaj prone, edhe pse deri tani nuk ka asnjë zyrtar të pandehur.Toka u regjistrua ne 2012-“Në emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimolea, në Z.Rr.P.P Vlorë, është regjistruar në regjistrin hipotekor, në numrin rendor nr.186, datë 06.06.2012 pasuria e paluajtshme prej 12.8 ha tokë pyjore, e ndodhur në vendin e quajtur Maitka, fshati Palasë, Bashkia Himarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Timotheo Dhimolea trashegimtar i subjektit Petro Dhimolea- Ky regjistrim është kryer mbi bazën e aplikimit të datës 01.03.2012, të kryer nga shtetasi Timotheo Dhimolea, i cili është një nga trashëgimtarët e subjektit Petro Dhimolea. Si titull i pronësisë në këtë rast është përdorur dokumenti “vendim nr.425, datë 30.12.2008 i Z.R.K.K.P Vlorë”, i shoqëruar me planvendosjen e pronës, sipas të cilit është vendosur njohja e pronësisë dhe kthimi i një sipërfaqeje prej 12.8 ha, ndodhur në vendin e quajtur Maitka, fshati Palasë.Toka u regjistrua me dokumenta te flasifikuara-Nga hetimet e kryera si dhe nga akti i ekspertimit tekniko-grafik me nr.8295, Tiranë ka rezultuar se vendimi me nr.425, i Zyrës Rajonale të Kthimit të Pronave, si dhe planvendosja e pronës janë dokumente me përmbajtje të falsifikuar. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton e provuar tërësisht se sipërfaqja e pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe totale prej 128.000 m² tokë pyjore është regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimoleo, me anë të dokumenteve të falsifikuara”, thotë prokuroria.Për këto veprime, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin Timotheo Dhimolea, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” më shumë se një herë.Sekuestro 128.000 m² tokë-Ndërsa, lidhur me pasurinë e paluajtshme, me sipërfaqe 128.000 m², ndodhur në fshatin Palasë, Vlorë, Gjykata e Vlorës ka vendosur sekuestron preventive, kurse në fund të gjykimit prokuroria do të kërkojë konfiskimin e saj dhe kalimin në pronësi të shtetit.Më tej, pasi e ka regjistruar këtë pronë në emër të tij, shtetasi Dhimolea ka transferuar dy pjesë të saj, po në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi Dhimolea i ka transferuar 3000 m2 shtetasit R.D. dhe 2000 m2 shtetasit K.R. Edhe këta shtetas, në vijim të dokumentave të fallsifikuar, i kanë regjistruar këto prona në emrin e tyre në ZVRPP Vlorë.Vijojnë hetimet për zyrtarë të hipotekës-Ndërkohë që po vijojnë hetimet për personat dhe zyrtarët e përfshirë në këtë fallsifikim, Prokuroria e Vlorë paraqiti në gjykatë kërkesën për sekuestron preventive e të gjithë sipërfaqes pyjore të regjistruar në emër të shtetasit Timoleo Dhimolea, si edhe për pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve R.D dhe K.R., tek të cilët janë transferuar dy pjesë të pronësisë së Dhimoleas.