Azil në Itali, të miturit kosovarë 1500-2500 euro për të mbërritur në Firenze

Mediat italiane kanë bërë një reportazh për trafikun e të miturve nga Shqipëria dhe Kosova në Itali.Të miturit që ndodhen në një qendër pritje në Firenze tregojnë se kanë paguar nga 1500 apo 2 500 euro për të mbërritur në vendin fqinj, ku kërkojnë azil dhe më pas bëjnë bashkim familjar.Ministria e Brendshme italiane në një raport të javëve të fundit, evidenton se Shqipëria gjendet ne krye të listës për numrin e të miturve të pashoqëruar në Itali.Nga Kosova në Serbi, Beograd, një qytet në serbi, më pas në Hungari dhe më pas me makinë në Austri, Slloveni dhe Itali.Mendohet se mund të ketë një rrjet personash si në Shqipëri dhe në Kosovë që bën transportin e këtyre fëmijëve drejt Italisë.Të miturit e intervistuar në një qendër strehimi në Firenze tregojnë që udhëtimi është i ndarë në tre pjesë.Nga Kosova në Serbi udhëtojnë me makinë, nga kufiri serb deri në Hungari ecin në këmbë dhe më pas udhëtojnë me automjete drejt Italisë, duke kaluar nëpërmjet Sllovenisë dhe Austrisë.IntervistaKush ju ka sjellë këtu?Nuk e di , nuk ja di emrin.Kush ju solli me makinë nga kufiri i Austrisë në Firenze?Ishte dikush, por nuk e di si quhet.Këto udhëtimet shkojnë nga 1500 euro për disa prej të rinjve, ose nga 500 - 600 euro në bazë të numrit të të rinjve.Dmth keni paguar për këto udhëtimet, sa keni paguar?Po ,1500 euro nga Kosova në Firenze.Sa ditë të zgjati udhëtimi?Dy- tre ditë.Kishte të tjerë me ty, sa ishit?Une dhe dy të tjerë.Kemi të bëjmë me një moshë nga 16 deri 18 vjeç. Nëse nuk merren masa, numri i tyre për 2015 do të arrijë deri në 300 persona.Sa ditë shkoi udhetimi?Një javë.Sa pagove?2500 euro.Janë femijë që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria.Vjen nga kosova?Po.Ke ardhur me makinë?Po.Me kë?Me dy miq.Kush i jepte makinës? Të kujtohet?Jo .Ata që i jepnin makines ishin gjithmonë të njëjtat persona?Jo, jo gjithmonë të njëjtët.Është një fenomen tepër shqetësues. Që nga viti 2013 deri në 2014-ën ka një rrije prej 20 përqind.Ka shumë të tjerë që bëjnë të njëjtin udhëtim, që vijnë nga Kosova në Firenze?Po.Çdo ditë nisen?Po.Sa ditë zgjati udhëtimi?Një javë…. 10 ditë.Sa persona i jepnin makinës?2 persona.Sa keni paguar?1500 euro.Firenze është qyteti me numrin më të madh të këtyre të miturve në Itali. Gjatë një jave kanë arritur edhe 4 të mitur në ditë. Disa prej tyre vijnë pa bagazhe, pa telefon… pa asgjë.Të rinjtë që vijnë në policinë muniçipale janë ose të shoqëruar nga një i rritur ose me një fletë në dorë ku kanë të shkruar adresën e saktë.Ata që vijnë nga Kosova, në përgjithësi tregojnë se kanë udhëtuar në rrugë tokësore.Domethënë kanë kaluar nga Serbia, më pas kalojnë në këmbë kufirin nga Serbia në Hungari dhe për pasojë më pas në Austri dhe Itali.Gjithashtu tregojnë se shoqërohen me makinë dhe ajo qe është kurioze është fakti se këto udhëtime kanë të njëjtat tarifa, është i njëjtë për të gjithë dhe gjithashtu është interesant fakti që destinacioni është thuasjse gjithmone Firenze.Kjo tregon se pas këtyre udhëtimeve të organizuara ka diçka…. ose dikush që i drejton.reportazhi italian /Oranews.tv/